SKANDAL/ BE-ja përjashton Kosovën nga grantet
Qasja diskriminuese e BE-s vazhdon në mënyrën më të shëmtuar, duke barazuar në penalitet Kosovën, demokracinë më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, me entitetin separatist serb, Republika Sëprska të autokratit Milorad Dodik në Bosnjë e Hercegovinë.
Kosova, Mali i Zi dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë kanë mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropian ka miratuar për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vlera e përgjithshme e kornizës është 2.1 miliardë euro.
Nga këto investime përfituan Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, përkatësisht Federata boshnjako-kroate.
Ky vendim është skandaloz sa e nxjerr BE-në nga pozicioni neutral në dialogun Kosovë-Serbi.
Për Serbinë po përdoret karrota e për Kosovën shkopi.
Rruga Press