KryesoreLajme

S’ka votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit – Pozhari kritikon moskonsistencën e GJK-së: Ky vendim është ndryshe nga ai i vitit 2014

Konsulenti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit, duke e cilësuar si një “ndërhyrje të fortë” me synimin për ta konstituar sa më shpejt institucionin.

Sipas Pozharit, Gjykata ka bërë të qartë se nuk do të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një ndryshim i madh krahasuar me vendimin e vitit 2014.

“Gjykata ka bërë një ndërhyrje të fortë. Ajo dëshiron konstituimin e Kuvendit. Derisa pikat kanë qenë të kontestueshme nëse duhet lejuar votimi i fshehtë apo jo – prezenca e mosprezenca e deputetëve – votimi i tyre, respektivisht zgjedhja e kryetarit, mendoj se me këtë njoftim Gjykata ka bërë të ditur se s’do të ketë votim të fshehtë. Ky vendim është goxha ndryshe nga ai i vitit 2014,” deklaroi Pozhari në emisionin Këndi i Debatit në Tëvë1.

Lexo më shumë  Danimarka pas kërcënimeve të Trumpit për Groenlandën: SHBA-ja po rrezikon bashkëpunimin në NATO

Ai ngriti pyetje mbi kompetencat e Gjykatës për të ndërhyrë në situata të tilla dhe mbi praktikat që ajo zgjedh të zbatojë.

“Tash duhet diskutuar, kjo Gjykate a i ka kompetencat që edhe kur të sheh një situatë të tillë, ka modele ku mund të ndërhyhet e të imponojë, mirëpo atëherë duhet të parë se cilat praktika ti je duke i propozuar. Pse duhet tri herë e jo më shumë? Nga rrjedh ajo? Atëherë çon te dyshimet që Gjykata Kushtetuese në këtë rast nuk e ka bërë ndoshta punën ashtu për çka edhe është e thirrur,” tha ai.

Lexo më shumë  ​“Halili dhe Hajria”, 63 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar
YouTube player