Lajme

S’ka më pengesa, Varhelyi përshëndet votimin e Kuvendit në Maqedoni: Shihemi të martën në Bruksel

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përshëndetur votimin e sotëm në kuvendin maqedonas, që miratoi propozimin francez për të zgjidhur ngërçin me Bullgarinë.

‘Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa takohemi të martën në Bruksel”, ka shkruar Varhelyi në një status në Twitter.

Në lidhje me këtë votim të rëndësishëm në Kuvendin e Maqedonisë ka reagiar dhe Ursula Von der Leyen, e cila shkruan se Maqedonia u shpreh pro të ardhmes së saj europiane.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

‘Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.’- shkruan Von der Leyen.

Votimi në Kuvendin e Maqedonisë u përshëndet dhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili tha se më në fund pas 3 vitesh nuk ka asnjë pengesë në rrugën e dy shteteve, dhe të martën pritet dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Rama tha se delegacioni shqiptar do të nisej të hënën drejt Brukselit, ndërsa e përshkroi rrugëtimin  disi të lodhshëm, ku u deshën tre vite nga drita jeshile për negociatat, deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *