Situatë KRITIKE në malin e Runës, pesë banesa në Shëmri gati për evakuim
Komisioni i Mbrojtjes Civile raporton se situata mbetet kritike nga ana e Fanit, në Thirrë si dhe në majën e Runës aty ku po ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve.
Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri, Laku i Thive dhe Qafa e Kumbullës në malin e Runës nga Malzi.
Situata është kritike dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj në fshatin Shëmri. Bashkia ka marrë masa për evakuimin dhe akomodimin e tyre në shkollën e fshatit Shëmri.
Rruga Press