Lajme

Situata pas sulmit terrorist në veri, Sllovenia do ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

Sllovenia do ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes slloven Marjan Sharec, gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, raporton “STA”.

Aktualisht 90 ushtarë sllovenë janë në misionin KFOR në Kosovë, ndërsa numri pritet të rritet për të paktën 100.

Kufiri maksimal i ushtarëve sllovenë që mund të jenë në KFOR është deri 370.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Ministri slloven Sharec, duke u përgjigjur pyetjeve nëse Sllovenia është e gatshme ta rrisë praninë në KFOR, ai ka thënë se Qeveria e tij ka synim ta forcojë praninë.

“Sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioritet i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po e rrisim praninë atje”, ka thënë Sharec.

Pak ditë më parë praninë në KFOR e kanë rritur edhe Britania e Madhe e Rumania, pas sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policë tjerë.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Rruga Press

YouTube player