Lajme

Situata në Kosovë/ Kryeministri i Maqedonisë së V. duket i shqetësuar, shkon të takojë Lajçakun në Bratislavë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot në Bratislavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin është pajtuar se nevojitet një deeskalim urgjent i konfliktit në veri të Kosovës.

Kovaçevski, i cili po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEC 2023, përsëriti se Maqedonia e Veriut mbështet bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies

Në takim, Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në përmirësimin e rajonit, si dhe paqen dhe stabilitetin e tij.

Ai shtoi se vendi është i vendosur të forcojë dhe përmirësojë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve është vendosur si një vend që është faktor stabiliteti në rajon.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati: Me ligjin e buxhetit rritjen ekonomike e kemi të projektuar 6.2%, LDK-ja premton rritje ekonomike 5% vjetore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *