Lajme

Situata në Korçë/ Dhjetëra fshatra pa energji elektrike, 7 të tjerë të izoluara

Gjatë natës, reshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës që ka rënë 3 ditët e fundit, në Dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm.

Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë, janë krijuar edhe akuj në rrugë. Kështu, në segmentet Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë, grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve në mënyrë që të krijojnë për drejtuesit e mjeteve lehtësira.

Lexo më shumë  YIHR: Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës

Gjatë paradites, në segmentin e Dardhës, mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Vijojnë në ditën e tretë pa energji dhjetra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluara janë fshati Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për t’u pastruar.

Lexo më shumë  Gjashtë Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomohen në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *