Bota

Situata në Kazakistan, Von der Leyen e Macron: Të gatshëm të mobilizohemi

Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës që shpërtheu nga protestat masive në Kazakistan, këtë javë.

“Të drejtat dhe siguria e qytetarëve janë themelore dhe duhet të garantohen. Unë bëj thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe për përmbajtje. BE-ja është e gatshme të japë ndihmën e saj”, u tha Von der Leyen gazetarëve në Paris, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili shprehu të njëjtin qëndrim.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Ne jemi të dy të shqetësuar dhe jashtëzakonisht vigjilentë. Ne kemi kërkuar depërshkallëzimin. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të mobilizohemi”, tha ai.

Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Yomart Tokáyev, tha sot gjatë një fjalimi para kombit se ai urdhëroi që të qëllohej për të vrarë pa paralajmërim kundër protestuesve që kanë shkaktuar trazira të rënda ditët e fundit.

Protestat shpërthyen më 2 janar si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm dhe karburantit, por çuan në trazira të martën dhe të mërkurën, me akte të rënda vandalizmi.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *