Bota

Situata me Covid-19/ Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme (Data)

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në vend deri më 31 Korrik të vitit të ardhshëm.

Një projektligj për zgjatjen do t’i paraqitet parlamentit francez për votim, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Projektligji i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë e cila e lejon qeverinë të vendosë kufizime mbi koronavirusin pritet të skadojë më 15 Nëntor. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u shpreh për gazetarët se do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore. Pavarësisht një konteksti të favorshëm epidemik afrimi i stinës së dimrit mund të bëjë që spitalet të mbingarkohen shpejt.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

“Ekziston një rrezik i një ringjalljeje të epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, shtoi ai.

Përveç gjendjes së jashtëzakonshme do të zgjatet edhe periudha e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore. E hyrë në fuqi Korrikun e kaluar pasaporta shëndetësore u mundëson qytetarëve francezë të hyjnë në bare, restorante, kinema, teatro ose të përdorin transportin publik. Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 117,000 vdekje.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *