Sistemi VAR në Shqipëri nga shtatori
VAR vjen zyrtarisht në Shqipëri në 5 shtator
Ndeshja e kombëtares kuqezi me Hungarinë në Air Albania do të jetë e para që do të luhet nën monitorimin e moviolës në fushë në vendin tonë, teksa konfirmohet se kombëtarja shqiptare, në ndeshjet e saj të radhës do të ketë edhe Var-in vëzhgues.
Uefa bëri të ditur, se si konsenguencë e një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s, organ ku është anëtar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në muajin korrik që lamë pas, sistemi i Video Asistan Referee, VAR, do të përdoret me konsensusin e Fifa-s, në të gjitha ndeshjet e mbetura, të kualifkueseve europiane për Kupën e Botës Katar 2022.
Sistemi do të jetë operativ që nga raundi i katërt i ndeshjeve, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura duke nisur nga shtatori.
Kjo do të thotë se Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj të radhës, atë me Poloninë në Varshavë në 2 shtator, dhe përballë Hungarisë në Air Albania 3 ditë më pas me sistemin e moviolës në fushë. Pikërisht kjo do të jetë ndeshja e parë me video moviolën në fushë në vendin tonë.
Një risi kjo që sezonin që vjen do ta përjetojë edhe kampionati shqiptar duke nisur nga sezoni i ardhshëm, me Federatën që ka nisur prej muajsh punën për aplikimin e tij në disa nga ndeshjet e Kategorisë Superiore, e madje duke përgatitur trupën e arbitrave dhe asistentëve për të operuar me Var për të patur në dispozicion përvec teknoplogjisë dhe burimet e nevojshme njerëzore me certifikimin e ekspertëve nga trupa e arbitra.
Rruga Press