Lajme

Sistemet ajrore/ SHBA-të i dhurojnë Shqipërisë ‘PUMA-t’ pa pilot

Anëtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey-t u kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë sistemet ajrore pa pilot ‘PUMA’ të cilat do të ndihmojnë në kontrollin e territorit.

Njoftimi është bërë publik nga ambasada amerikane në Shqipëri. Forcat amerikane ndodhen në shqipëri prej disa javësh ku kanë trajnuar forcat tona për pordorimin e këtij lloji të sistemit ajror.

Pjesë e forcave amerikane është edhe togerja e parë me origjinë shqiptare Çollaku, e cila dhe kontributin e saj në trajnimin e forcave shqiptare.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

  | Anëtarë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të Neë Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të Neë Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në Neë Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah

Rruga Press

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *