Siria njohu pavarësinë e rajoneve pro-ruse të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk
Siria ka vendosur të njohë zyrtarisht “pavarësinë dhe sovranitetin” e dy rajoneve separatiste Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të këtij vendi SANA, duke cituar një burim të ministrisë së jashtme.
Raporti vjen disa muaj pasi presidenca siriane pohoi synimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie me dy republikat e vetshpallura.
Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe ajo e Luhanskut “u formuan” në vitin 2014 pas protestave në Ukrainë që çuan në rrëzimin e liderit të saj pro-rus Viktor Jushçenko.
Si përgjigje, Rusia aneksoi arbitrarisht rajonin ukrainas të Krimesë, gjë që shkaktoi zemërim ndërkombëtarisht.
Pas aneksimit, protestat kundër qeverisë së re ukrainase nga separatistët pro-rusë filluan të shpërthejnë në rajonin Donbas të Ukrainës dhe luftimet nga separatistët vijuan edhe duke pretenduar për ndarje të së ashtuquajturës Republikë Popullore të Donetskut dhe Republikë Popullore të Luhanskut.
Siria, natyrisht, është një nga pak aleatët e mbetur ndërkombëtarë të Rusisë dhe presidenti Bashar al-Assad e ka varur fatin e tij te mbështetja ushtarake e regjimit të Vladimir Putinit.
©Rruga Press