Bota

Sipas hartës, këto janë vendet anembanë botës që po e ndalojnë TikTok-un

Një mori vendesh anembanë botës kanë marrë vendimin për ta ndaluar përdorimin e aplikacionit TikTok, për shkak të shqetësimeve për siguri.

Sidoqoftë, disa vende i kanë vendosur ndalim të plotë, e disa të përkohshëm ndërkohë një mori vendesh e kanë ndaluar në telefonat zyrtarë të punonjësve publikë.

Për ta ilustruar më mirë këtë, Axios ka publikuar një grafikon që paraqet hartën e botës me vendet të cilat kanë marrë vendimin për ndalimin e aplikacionit me pronësi të kompanisë mëmë kineze, ByteDance.

Sipas grafikonit vendet të cilat i vendosën një ndalim të pjesshëm pra ku aplikacioni nuk do të lejohet në telefonat e punës të punonjësve publikë janë: SHBA-ja, Kanadaja, Zelanda e Re, Tajvani, Finlanda, Suedia, Franca, Austria, Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Polonia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Italia, Sllovakia, Kroacia, Hungaria, Danimarka dhe Greqia.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Me këtë rast këto vende të lartcekura do ta ndalojnë TikTok-un në pajisjet qeveritare, por që e njëjta nuk vlen për telefonat personalë.

Vendet të cilat i vendosën ndalim të plotë TikTok-ut janë India, Afganistani dhe Indonezia. Ndërkohë Pakistani dhe Bangladeshi i vendosën ndalim të përkohshëm.

Derisa shqetësimet për TikTok-un përhapen nga institucionet publike, kompani dhe rrjete private gjithashtu kanë filluar të marrin vendime.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Disa kolegje amerikane gjithashtu po e ndalojnë TikTok-un nga rrjetet e tyre lokale të internetit.

BBC, është mediumi britanik i cili këshilloi gjithashtu stafin ta fshijnë TikTok-un, ngjashëm kishte marrë vendim edhe transmetuesi publik i Danimarkës.

SHBA-ja po i bën thirrje kompanisë t’i shesë aksionet ose do të përballet me një ndalim të plotë në vend. /telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *