KryesoreLajme

Sindikatat në Shkodër ngrenë alarmin: Po rritet varfëria, bizneset drejt kolapsit

Kreu i bashkimit të sindikatave të pavarura Shkodër, Albert Tuka ka ngritur shqetësimin se papunisa në vend është rritur akoma më shumë, ndërsa theksoi se turizmi ka dështuar. Tuka shtoi më tej se fuqia blerëse ka rënë, ndërsa punëtoret po keqpaguhen në punët që kryejnë
Duke parë gjendjen e vështirë ekonomike në 5 bashkitë e Qarkut Shkodër, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare dega Shkodër ka dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat. Kreu i saj, Albert Tuka, tha se papunësia është rritur akoma më shumë, ndërsa turizmi ka dështuar. Tuka theksoi se bizneset po falimentojnë dhe janë drejt kolapsit total.
Tuka shtoi se fuqia blerëse ka rënë, ndërsa kërkoi që kryeministri të kthejë vëmendjen nga Shkodra. Sipas tij, punëtorët nuk paguhen për orët shtesë dhe kërcënohen për t’i zëvendësuar me punonjës nga Bangladeshi.

Lexo më shumë  Dyshimet/ Epstein punonte për KGB dhe Mossad: VIP-at futeshin në kurth me vajza ruse

Ndërsa, kryetari i sindikatës së shëndetësisë Shkodër, Paolo Kaceri, kërkoi që punonjësit të kenë pagë më dinjitoze pasi punojnë në kushte skandaloze që ka shëndetësia shqiptare. Për Kacerin, korrupsioni ka arritur majat, ndërsa populli është shtypur.

Përfaqësuesit e sindikatave shprehen të shqetësuar që qeveria nuk rriti as pagën minimale dhe as pensionet.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Në prag të stuhisë: përplasje me shumë të panjohura