KryesoreLajme

Sindikata e Policisë dënon dezinformatat e Branislav Kërstiq për heroin Afrim Bunjaku

Sindikata e Policisë së Kosovës, me shqetësim të vazhdueshëm, ka ndjekur praktikat e fundit të raportimit mediatik dhe publik në lidhje me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sidomos në raste tragjike ose incidente që janë ende nën hetim.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të zyrtarëve të rendit, ndjejmë obligim të reagojmë me përgjegjësi dhe maturi.

Në reagim përmendet rastin e rreshterit Afrim Bunjaku, i vrarë më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi terrorist në Banjska.

“Deklarimi i fundit në një medium publik të vendit nga gazetari Branislav Krstiç, që mohon rënien e heroit, është i papranueshëm dhe përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të tij dhe ndaj sakrificës së heroit, rreshterit Afrim Bunjaku”.

Lexo më shumë  Kamberi uron Kurtin: Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë

Sindikata e Policisë përmend edhe rastin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika në Kaçanik, duke theksuar se tentativa e fundit për ta përfshirë në teori konspirative rreth vrasjes së tij përbën përpjekje të papranueshme për devijimin e hetimeve dhe njollosjen e figurës së tij dhe të institucionit që ai i shërbeu me nder.

Një tjetër shqetësim serioz, Sindikata e Policisë së Kosovës përmend publikimin e menjëhershëm në media dhe rrjete sociale të emrave dhe fotografive të pjesëtarëve të policisë të përfshirë në ndonjë rast, ndërkohë që proceset hetimore nuk kanë përfunduar.

Lexo më shumë  Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa

Sindikata kërkon që, nëse ndonjë zyrtar shfaqet në media pa të drejtë dhe më pas shpallet i pafajshëm, të bëhet demant publik dhe korrekt, me të njëjtin intensitet me të cilin është dhënë lajmi fillestar.

Sindikata e Policisë së Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të çdo pjesëtari të saj, duke thënë se mbeten të hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat që veprojnë me profesionalizëm dhe objektivitet.

Rruga Press

YouTube player