Sindikata e Arsimit të Lartë thërret forumin kombëtar
Përfaqësues të sindikatës së punonjësve të Universiteteve thirrën kolegët e tyre një një forum kombetar ku do të diskutohen ide për përmirësimin e gjendjes në fakultete.
Një prej çështjeve është ajo e peshës së votës së studentëve në zgjedhjet për drejtues të universiteteve.
Aleksandër Kovaçi: “Do të jemi këtu që vota në universitete të jetë më e plotë, të jetë me përfshirje më të madhe të studentëve. Do kërkojmë të hiqet 10 përqindshi dhe të shtohet, të bëhet minimumi 20 përqind përfshirja e studentëve me votë në çështjet e zgjedhjeve në universitete. Gjithashtu mendojmë se ky është një moment për të reflektuar realisht që zgjedhjet në universitete të largohen nga zgjedhjet e nisura nga nepotizmi, politizimi…”
Numri i pedagogëve që protestuan këtë të martë ishte i ulët, pjesëmarrje për të cilën thanë se lidhet me mungesat që po merren nga drejtuesit.
Ardian Isufi: “Ka një presion nga lidershipi i universiteteve për mungesat kështu që i mirëkuptojmë kolegët tanë.”
Kërkojnë nga kolegët e tyre që të mos bëjnë antimiting me ministren e Arsimit.
Ardian Isufi: “Ka disa rektorë a dekanë që bëjnë antimitingje me ministrinë e arsimit. Të kenë shumë kujdes sepse fundi i fundit, jo vetëm sindikata por të gjithë stafet akademike ku po shohim se po i bie vlera titullit të tyre.”
Thonë se janë dakord që të bëhet vetting, duke deklaruar se paga e tyre nuk del as për të mbyllur muajin.
“Pagat e pedagogëve janë në gjendje të mjerueshme, nuk bëhet fjalë të lëmë lek mënjanë, diskutohet se si të mbyllim muajin me këtë nivel page që kemi.”
Pedagogët do të vazhdojnë bojkotin deri sa të kenë një përgjigje pozitive nga qeveria.
Rruga Press