KryesoreLajme

Sinani me Kamberin dhe Mustafin në Bujanoc: Do ta udhëheqim komunën në bashkëveprim me Prishtinën dhe Tiranën

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që më parë ka shërbyer si kryetare e Komunës së Preshevës, përmes një postimi në Facebook, të dielën ka treguar për disa takime që ka pasur me bashkëveprimtarët politikë bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin.

“Vazhduam sot takimet falënderuese me njësitë 7, 8 dhr 9. Bashkë me kryetarin e PVD, Shaip Kamberin e kryetarin e degës në Bujanoc, Ragmi Mustafin, falënderuam bashkveprimtarët e këtyre njësive për angazhimin në betejën e fundit, atë të zgjedhjeve parlamentare”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Në këtë betejë dolëm fitimtarë kundër diskriminimit shtetërorë. Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit. E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën”, ka thënë ajo.

YouTube player