KryesoreLajme

Sinani: BE-ja me dy standarde! Kurrë s’i ka përmendur Serbisë spastrimin administrativ të shqiptarëve në Luginë

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti Ardita Sinani ka kritikuar Bashkimin Evropian i cili sipas saj është duke përdorur standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani shkruan se BE-ja ka qasje me të ashpër ndaj ndryshimeve që kërkon të bëjë Kosova me vendin e vet, ndërsa për Serbinë ka standarde të tjera, më lehtësuse. Për ta ilustruar këtë pretendim të vetin, Sinani shtoi se BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së Euros të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Por, sipas saj, kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera duke nënvizuar se BE-ja nuk i ka përmendur kurrë spastrimin administrativ të shqiptarëve të Luginës.

“Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë? Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE
YouTube player