Simultane nga Finantial Times/ Maqedonia e Veriut zyrtarisht në stanjacion
Nga Roland Amzai
Financial Times ka bërë një simultane të thjesht duke indeksuar shumë vende të botës sa i përket treguesve të inflacionit dhe PBB-së në raport me mesataren globale të të njëjtëve tregues.
Dy linjat gri me ndërprerje tregojnë përkatësisht mesataren globale të inflacionit dhe PBB-së;
Linja e kuqe tregon inflacionin e vendit përkatës, deri në muajin korrik, kurse linja blu prodhimin e brendshëm bruto të po atij vendi.
Kampioni në fjalë, Maqedonia e Veriut është zyrtarisht në stanjacion.
Mbi 3 pikë mbi normën mesatare globale të inflacionit dhe me norma minimale nën mesataren globale të rritjes së PBB së, Maqedonia e Veriut po shkon ngadalë por sigurt drejt recesionit.
Banka Qendrore nuk mori masa për rritjen e normave bazë të interesit.
Qeveria rriti pa ndonjë studim dhe në kushte emergjente rroga në shumë sektorë publikë.
Nuk u rritën subvencionet për produktet bujqësore.
Nuk u rrit sasia e ndihmës me naftë për bujqit.
Stanjacioni është fetus i recesionit.
E për t’u shmangur kjo duhet së paku sentimenti pozitiv i “popullatës” si masë kampionimi dhe i popullit si masë politike.
Të rijntë po ikin dhe spiralja e rrogave në sektorin privat dhe publik po e ngulfasin biznesin e vogël dhe të mesëm.
Është mëkat ta mendosh, por e vetmja mënyrë se si të ngjallet optimizmi është rënia totale e shpresës, sepse ajo veçse po e zgjat agoninë.