Shëndetësi

Simptomat e venave të sëmura që nuk duhet t’i injoroni: Kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku për shkak të trombozës

Tromboza e venave të thella mund të jetë një sëmundje vdekjeprurëse dhe për këtë arsye është e rëndësishme ta zbuloni atë në kohë

Është e nevojshme të njihen simptomat e sëmundjes, e cila zakonisht prek këmbët, por mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit.

Në veçanti, mpiksja e gjakut mund të ndodhë edhe në venat e krahëve, barkut dhe madje edhe në zonën pubike.

Shenjat që nuk duhet t’i injoroni janë therjet apo ngërçet si dhe ënjtja, ndërsa është karakteristike se ato shfaqen në njërën këmbë, shumë rrallë në të dyja.

Lëkura rreth zonës së dhimbshme është, në prekje, e ngrohtë dhe e ndryshuar në ngjyrë, zakonisht e kuqe.

Venat e fryra janë të forta nën gishta dhe të dhimbshme, të ndjeshme dhe dhimbja përhapet në të gjithë pulpën ose kofshën e këmbës së prekur.

Këto simptoma janë shenjë e një gjendjeje serioze që kërkon që ju të shkoni urgjentisht te mjeku.

Lëvizja e një mpiksjeje gjaku mund të çojë në vdekje. Pacientët gjithashtu mund të përjetojnë dhimbje shumë të forta në gjoks, gulçim dhe kollë.

Terapia urgjente kundër trombozës mund të ndalojë përkeqësimin e shëndetit dhe të zvogëlojë rrezikun e embolisë pulmonare.

Nuk duhet harruar se shumë faza të trombozës kalojnë pa simptoma, ndaj duhet kontrolluar rregullisht pasqyra e gjakut, sidomos niveli i kolesterolit dhe triglicerideve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *