Bota

Simonyte: Lituania e hapur për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

Lituania mbetet e hapur për dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë si pjesë e misioneve stërvitore për ushtarët ukrainas, tha sot kryeministrja Ingrida Simonyte.

Në një artikull të botuar në “Financial Times”, liderja lituaneze konfirmoi mbështetjen e vendit të saj ndaj kësaj ideje.

Simonytė tha se Lituania, e cila është nje anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është e përgatitur të dërgojë ushtarë në misionet stërvitore në Ukrainë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Ka autorizim parlamentar për ta bërë këtë, por Kievi nuk e ka kërkuar ende atë”, tha ajo.

Lituania është një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, e cila ka mbrojtur veten kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se dy vjet.

Shteti baltik kishte shprehur më parë mbështetjen ndaj idesë së presidentit francez Emmanuel Macron për dislokimin e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Megjithatë, shtetet e tjera – përfshirë Gjermaninë – e kanë kundërshtuar me vendosmëri këtë ide.

Gjithashtu, Simonyte akuzoi Rusinë për rritjen e sulmeve të saj ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës.

“E gjithë kjo ka për qëllim rraskapitjen e popullsisë dhe provokimin e lëvizjeve të mëtejshme të refugjatëve nga Ukraina”, tha ajo. 

Rruga Press

YouTube player