Si u sekuestrua mega-jahti me vlerë 650 mln euro i Putinit
Nga Celal Cakar, BILD
Me një gjatësi prej 147 metrash, ‘Scheherazade’ është një nga jahtet private më të mëdhenj në botë! Ka dy platforma helikopterësh, katër sisteme radarësh, një pishinë, një kinema- dhe nuk ka më pronar!
Policia financiare italiane ka sekuestruar jahtin ‘Scheherazade’ në një goditje gjigante.
Ekspertët janë të sigurt: Anija me vlerë 650 milionë euro i përket luftënxitësit Vladimir Putin.
Eksploziv është fakti se goditja kundër diktatorit të Kremlinit pati sukses pak përpara se anija të largohej nga porti…
Një dramë e vërtetë në Toskanë!
-Anija e Kremlinit, e përfunduar në vitin 2020 në kantierin Luerssen në Bremen të Gjermanisë, kishte ardhur në Itali për të kryer disa punime mirëmbajtëse në portin ‘Marina di Carrara’. Jahti e dërgoi sinjalin e fundit më 2 mars në orën 17:46 nga doku i kompanisë së jahteve luksoze ‘Italian Sea Group’. Jahti me flamurin e Ishujve Kajman ka qenë prej kohësh një ‘gjemb në sytë’ e autoriteteve italiane.
-Por ‘Italian Sea Group’ e mohonte gjithmonë çdo lidhje me Putinin. Pronari zyrtar ‘Beilor Asset’ është i regjistruar në Ishujt Marshall. Sipas medieve italiane, Eduard Khudainatov, ish-drejtor i kompanisë shtetërore ruse Rosneft, është regjistruar si pronar.
E GJITHA NJE FASADE!
Për ekipin e gazetarëve rusë kundër korrupsionit (FBK), të themeluar nga armiku i Putinit, lideri opozitar Alexei Navalny, nuk ka dyshim se jahti i përket Putinit.
Gazetarja Maria Pevchikh kishte paralajmëruar që të enjten se anija shumë shpejt mund të lundronte në ujërat drejt Kremlinit.
-Si provë, ajo dhe kolegët e saj zbuluan se rreth 70 anëtarë të ekuipazhit rus të jahtit janë të lidhur drejtpërdrejt me Putinin dhe shërbimin e tij të mbrojtjes, FSO. Detyra kryesore e FSO është siguria e presidentit rus dhe qeverisë. Këtë këtë ka raportuar edhe ‘New York Times’, duke cituar dokumentet e shërbimit sekret amerikan.
-Në mars, reportërët e BILD ishin në anije, kur marinarët u thanë se jahti i përket Putinit.
Në një deklaratë zyrtare, qeveria në Romë ishte e paqartë në fillim, pavarësisht provave të shumta, duke ia atribuuar anijen dikujt që kishte ‘lidhje me elementë të shquar të qeverisë ruse’ dhe njerëz në listën e sanksioneve të BE-së.
Mesa duket, ministri i Financave i Italisë, Daniele Franco ka parashikuar largimin e ‘Scheherazade’ dhe një arratisje të mundshme nga territori italian me vendimin e tij për konfiskimin e saj.
‘New York Times’ raportoi se jahti u nis të martën pas muajsh në dok të thatë. Anëtarët e ekuipazhit u panë duke nxituar që të ngarkonin anijen, ndërsa jahti u mbush me karburant javën e kaluar.
Rruga Press