Si u përgjigjemi aleatëve tanë perëndimor?
Nga Hysamedin Feraj
U bënë ata të na mësojnë ne!
Kur na thonë:
– Luftoni korrupsionin, e shtojmë edhe më shumë;
– Ndërtoni demokracinë, u themi nuk e vendos elektorati kush e bën qeverinë;
– Vendosni drejtësi, shohim mos na ka mbetur ndonjë ligj pa e shkelur;
– Ndërtoni institucione profesionalë, emërtojmë në krye të tyre familjarë e farefis tonin;
– Tani po na thonë mos rreni, dhe ne po i mbrojme e po u shtojmë rrenave të vjetra shpifje dhe rrena të reja;
Kjo është mënyra jonë e marrëdhënieve konstruktive, e dëgjueshmërisë dhe bashkëpunimit me aleatët tanë euro-atlantikë.
Jo si Albin Kurti që nuk bindet ndaj Grenellit!
Ne kemi qenë me Trumpin para Trumpit:
Ky njihet për luftën kundër lajmeve të rremë.
Sidomos kur u dha amerikanëve lajmet e vërtetë:
– Me marrëveshjen Vuciq-Hoti vendosi paqen në Lindjen e Mesme,
– E mbylli konfliktin 400 vjeçar ndërmjet tyre,
as më të gjatë as më të shkurtër, por fiks aq;
– I dha fund vrasjes së serbëve nga shqiptarët.
Nga ne ka mësuar Trumpi, e s’dashka të mësoj Albin Kurti!
Albini dhe VV ka frikë dhe as nuk di me qeverisë si ne, as me qenë bashkëpunues me miqtë tanë euro-atlantikë, siç e përshkruam më sipër bashkëpunimin tonë, domethënë me luajte me ta, siç e pat thënë Thaçi dhe që pëlqehet nga grenellët.