Lajme

Si u ekzekutua Naim Bajri në Shkodër, u qëllua me 8 plumba

Naim Bajri mbeti i vrarë këtë të premte gjatë një atentati në Shkodër.

Bajri po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij bashkë me punëtorin e Astrit Zeneli në momentin që u qëllua me armë zjarri.

Autorët ishin brenda makinës tip ‘Benz’ teksa qëlluan në drejtim të viktimës me 9 plumba. 8 nga plumbat kapën shënjestrën, ndërsa punëtori u plagos me një plumb në krah.

Lexo më shumë  Një gruaje në Banjskë i gjenden pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera

Ndërkohë makina që dyshohet se autori/autorët kanë përdorur për të kryer krimin u gjet e djegur në zonën e livadheve, pak metra nga banesa e fisit Lici.

Fisi Bajri është i njohur në Shkodër sa i takon konflikteve të shpeshta që kanë përfunduar me vdekjen e disa personave.

21 vite më parë, Naim Bajrit, viktimës së atentatit të sotëm në Shkodër i kanë vrarë të birin.

Lexo më shumë  Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, pa përgjegjës edhe pas 17 vitesh

Kohët e fundit Naim Bajri merrej me tregti peshku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *