Art & Kulturë

Si tingëllon arbërisht “Emira” drama e parë në prozë e letërsisë shqipe?

Aktorët e Teatrit të Metropolit provojnë atë që studiuesja Merita Bruci beson, se arbërishtja nuk është një tabu për shqiptarët modernë. Në një regjistrim audio aktorët sjellin në formatin e radio dramës, të lexuar dhe interpretuar në arbërisht  “Emira” nga Antonio Santori.

Dëgjojeni të plotë këtu:

Pjesa e parë e saj është botuar më 1883 nga Jeronim De Rada. Tragjikomedia “Emira” është një prej 3000 fletë dorëshkrimeve që Antonio Santori ka lënë trashëgimi, dhe është cilësuar nga studiuesit si drama e parë shqipe në prozë që njihet deri më tani. Paraqet mes koloritesh mjaft të gjalla jetën e arbëreshëve me një të folme arbëreshe të krahinës Kalabrisë, me personazhe mjaft interesantë që paraqesin jetën e banorëve të fshatit Picilia, në një kohë historike kur cubëria trazonte banorët dhe shteti i sapokrijuar i Italisë, për të mbajtur rendin dhe rregullin, dërgon komandant Fumellin. Vepra flet për dy vajza të reja, Emira dhe Kallina, dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, mirëpo atij i pëlqen Emira dhe jo Kallina, mirëpo këtë e ka lakmie dhe Kallo njeri cub e hajdut, që i vjen rrotull edhe Kallinës. Krahina është e trazuar nga hajdutët dhe përplasjet me rendin shtetëror, që po përpiqej të vendosej. E cilësuar nga autori si tragjikomedi, ajo ka fund të gëzuar me dasmën e Emirës dhe bashkimin e Kallinës me Albencin.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *