Si të zgjedhësh një shalqi të mirë? Fikso mirë këto 4 pika
Asgjë s’të shijon më shumë në verë sesa një shalqi i ëmbël. Prandaj sot në Neps ne do ju tregojmë 4 pika që duhet të keni parasysh herës tjetër që do të shkoni në market për të blerë një shalqi.
Shenjat e shalqirit
Mbani mend se sa më shumë shenja të ketë sipërfaqja e shalqirit, aq më i ëmbël është. Pra në foton më lartë, duhet të zgjidhni shalqirin e tretë.
Vajzë apo djalë?
Ndoshta se keni ditur më parë, por edhe shalqiri ka një gjini. Ata mashkullorët janë më të gjatë ndërsa ata femërorët janë më rrumbullake. Shalqirat mashkullorë kanë më shumë lëng, ndërsa ata femërorë janë më të ëmbël.
Madhësia
Shalqirat më të mirë kanë një madhësi mesatare. Mos i zgjidhni as shumë të mëdhenj dhe as shumë të vegjël. Madhësia ka rëndësi në këtë pjesë.
Bishti
Për një shije më të mirë zgjidhni shalqirat që kanë një bisht të tharë dhe ngjyrë kafe.
Rruga Press