Lajme

“Si të mjekojmë kështu”, studentët në protestë, vendosin prangat para Ministrisë

Edhe ditën e sotme studentët e mjekësisë kanë dalë në protestë duke bojkotuar për të tretën javë radhazi mësimin.

Në shenjë proteste dhe si simbol i mohimit të të drejtave ata kanë lidhur duart me pranga.

Që prej nisjes së vitit akademik, studentët e mjekësisë kanë refuzuar  të futen në auditore për sa kohë nuk anulohet ligji.

Lexo më shumë  Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës

Ky projekt-ligj detyron studentët e mjekësisë të cilët nisin këtë vit studimet, që të punojnë në Shqipëri për 5 vite pasi të përfundojnë universitetin.

Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për të ndjekur këtë degë.

Lexo më shumë  A po ndërhyjnë disa ambasadorë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës? Ambasadori francez nuk e komenton pyetjen e gazetarit

Rruga Press

YouTube player