“Si Të Bëhesh Ministre”/ Sekreti i çunave dhe gocave të “suksesshme” që e dështuan Shqipërinë
Kabineti i ri qeveritar i qeverisë Rama erdhi me disa emra dhe fytyra të reja. Përveç gjithë fasadës që bie në sy në këtë qeveri, vihen re CV-të tepër të mbushura me universitete, trajnime, punësime të mëherëshme të ministrave. Tepër të zotë që në krye të kohës dhe arritjet e tyre shëmbëllehen sot në karriget që u janë “besuar”.
Një vajzë e re ra tepër në sy që ditën e parë në parlament pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo arriti të bëjë sallën të qeshë me disa gafa, ngatërrime fjalësh, kryesisht asgjë serioze. Me siguri, ka menduar se duke qenë, (se siç thotë edhe ajo vetë), ora 1 e natës, të lodhur nga gjithë ajo punë, si mund t’ja u mohosh një të qeshur lozonjare atyre trupave të futur me zor nëpër kostume apo dhe në karrige.
Bora Muzhaqi quhet njëra prej ministreve të reja. Si pozicion mban Ministre e Rinisë dhe Fëmijëve, një ministri e integruar në Ministrinë e Arsimit. Bora si gjithë të tjerët ka po ashtu një CV që e ke zili, sytë dhe shpirtin ta kënaq e zeza mbi të bardhë. Me të bardha ishte veshur edhe atë ditë, ditën e parë të shkollës, na falni, të seancës së parë parlamentare.
Delli si mungon, e lëviz vetullën, kokën, gojën me një shkathtësi për tu habitur. Si fëmijët në festën e abetares ose militantët e partive, kur duan që të bien në sy dhe performojnë më shumë seç duhet, aty edhe fjalët u ngatërrohen; për dreq, kjo i ndodhi edhe ministres së re. Mbase Bora duhet të përqendrohet më shumë se çfarë thotë dhe jo te lëvizja e vetullave.
Ajo ka shumë emocione, këtë e thotë shpesh, gati sa herë që mban një “fjalim”. Fjalimet e saj kanë fjalë të urta, ose e frymëzuar nga ndonjë person i famshëm të cilët mund të kenë motivuar rezistenca ose kanë udhëhequr ushtri, apo manifestime kundër një qeverie. Prandaj dhe ngatërrohet Bora, sepse gjithmonë ka kërkuar të mos jetë e natyrshme, por të imitojë.
Në fakt është një pionere e vërtetë për partinë, por është edhe ministre dhe deri më tani nuk kemi dëgjuar që të shprehet dhe të artikulohet me fjalët e veta, të vërteta, por gjithmonë të importuara, klishe dhe ato të shprehura keq. Allasoj fjalimesh motivuese të një ministreje që i fton të rinjtë drejt rrugës së suksesit, atë rrugë aq të zbrazët që ka ndjekur ajo. Sekreti i suksesit: Lexo, dëgjo dhe apilko manuale pa mësuar ndonjëherë vërtet diçka.
Me siguri, pas disa vitesh, ministrja do shkruajë ndonjë libër me titullin “Si Të Bëhesh Ministre”.
Ndonjëherë bën mirë të kontrollojë edhe burimin nga ku frymëzohet për të folur, sepse mund të bjerë ndesh me parimet e partisë dhe të gjithë e dimë që Kryeministri Rama nuk fal.
Bora, ashtu si antarët e tjerë të Partisë Socialiste e ka fituar zotësinë ose të paktën përpiqet, të ironizojë.
Kur gazetarët e pyetën për vrasjen e Mateos, ajo u përgjigj “nuk kam kohë”, dhe këtë e tha duke buzëqeshur.
Dje në shpërndarjen e medaljeve të arta të maturantëve, Bora po ashtu tregoi se sa e emocionuar ishte dhe se ishte munduar të kërkonte një fjalim motivues për të rinjtë në internet. Pasi citoi, për fat të mirë nuk gaboi, pjesa tjetër e fjalimit të saj mbante ngjyrime që dëgjohen rëndomtë gjithkund.
Duhet thënë që ishte nje “fjalim” tepër i dobët dhe i “rrezikshëm”. Bazikisht Bora u tha të rinjëve që për të arritur majat, duhet të shtypësh këdo, të harrosh çdo gjë, sepse dhe ajo, aty ku është sot në atë mënyrë ia ka dalë.
Pra, manualin se si të jesh një pionere e suksesshme e partisë e ekspozoi dje me disa të rinj të cilëve u duhej thënë, në fakt, se që “të ndjekësh ëndërrat nuk do të thotë të shtypësh shokun dhe shoqen. Të duash vendin dhe të jesh qytetar i mirë vlen më shumë. Të mos largohesh nga vendi jot, por të punosh që ky vend mos të ketë kryeministër si Rama është domosdoshmëri dhe detyrë tashmë kombëtare”.
Suksesi personal është sukses vetëm kur ai nuk bëhet në kurriz të dështimit të vendit. Ky është fjalimi që të rinjtë akoma nuk e kanë dëgjuar, e i cili u duhet.
© Rruga Press