BallinaLajme

Si ta mbroni shëndetin tuaj nëse personi me të cilin jetoni është pozitiv me COVID-19?

E rëndësishme është të merren të gjitha masat mbrojtëse, sepse nëse jetoni me dikë që është i sëmurë, keni 50 për qind shanse të sëmureni. Për të qëndruar të shëndetshëm dhe për t’u kujdesur për një anëtar të sëmurë të familjes, merrni parasysh këto këshilla:

TESTONI VETEN
Nëse jeni në këtë situatë, testohuni sa më shpejt të jetë e mundur, këshillon Dr. Scott Brownstein, drejtori i spitalit Sollis Health në Los Anxhelos. “Edhe nëse testi është negativ, nuk përjashtohet mundësia e një testi negativ të rremë, prandaj përsëriteni atë në 5 deri në 7 ditë,” shton mjeku. Kushdo që ka qenë në kontakt me një person të infektuar duhet të informohet në mënyrë që të mund të testohet.

KUFIZONI LËVIZJET
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofrojnë udhëzime se si të sillemi kur kujdesemi për dikë me COVID-19: Personi i sëmurë duhet të izolohet nga pjesa tjetër e familjes Nëse është e mundur, duhet të përdoret tualet dhe dhomë gjumi më vete Të gjithë kafshët shtëpiake duhet të mbajnë distancë fizike nga personi që ka COVID-19, sa më shumë që të jetë e mundur. Personi që është i sëmurë duhet të jetë në karantinë për të paktën 14 ditë nga dita e marrjes së testit pozitiv, edhe më gjatë nëse bëhet fjalë për ndërlikime.

Lexo më shumë  Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti: Organizator ishte Radoiçiqi – financimin e bëri Serbia

Dr. Bruce Hirsch, specialist i sëmundjeve infektive, thotë se distanca fizike nga person i sëmurë është një mënyrë për t’u ekspozuar më pak ndaj virusit dhe ka prova që ata që infektohen me një numër të madh të viruseve (sasia e virusit) kanë formë më të rëndë të sëmundjes. Personit për të cilin kujdeseni dërgoni ushqimin dhe atë që i nevojitet, por shmangni kontaktin e gjatë.

AJROSENI AMBIENTIN
Për të lejuar ajrin e pastër në dhomë, mbajini dritaret të hapura, edhe nëse kjo do të thotë që ju duhet të rrisni nxehtësinë. Kjo është e rëndësishme sepse virusi mund të qëndrojë në dhomë, kështu që do të shmangni mundësinë e infektimit.

MBANI MASKËN
Një person që ka KOVID-19 duhet të mbajë një maskë kur është afër njerëzve të tjerë, dhe kushdo që jeton me atë person duhet gjithashtu të mbajë një maskë në të njëjtën situatë. Maska do të mbajë virusin në gojë dhe hundë, ndërsa të dhënat e reja tregojnë se maska ​​mbron gjithashtu nga infeksioni. Edhe pse nuk do të thotë mbrojtje 100%, mbajtja e sajë sigurisht që mund të zvogëlojë shanset tuaja për tu infektuar. “Maska mjekësore është mbrojtje e mirë nëse vishet si duhet, ndërsa maska prej pambuku është më e mirë se pa asgjë,” shtoi Hirsch.

Lexo më shumë  Vuçiqi i ankohet Lavrovit për vendimin e KQZ-së për të mos çertifikuar Listën Serbe si subjekt me të drejtë kandidimi në zgjedhjet e shkurtit

LANI DUART DHE DEZINFEKTONI SIPËRFAQET
Ekspertët këshillojnë që të lani duart sa më shpesh të jetë e mundur me ujë dhe sapun, për të paktën 20 sekonda, të përdorni xhel ose peceta dezinfektuese, nëse sapuni nuk është i disponueshëm. E nevojshme është që të mos ta prekni fytyrën, gojën, hundën dhe sytë me duar. Hirsch shton se është e nevojshme të pastrohen sipërfaqet e forta çdo ditë, të tilla si tavolina, doreza, lavamanë, telekomandë…

HANI SHËNDETSHËM
“E rëndësishme është që të hani ushqime të shëndetshme dhe të mbani nën vëzhgim peshën tuaj, gjë që nuk është e lehtë gjatë kësaj pandemie për shkak të frikës dhe stresit. Deri më sot e dimë se disa njerëz janë në rrezik, ndërsa shumë mund të bëhet nëse marrim zakone të shëndetshme.”

BISEDONI ME NJË MIK
Miqtë dhe familja mund të jenë ndihmë e madhe nëse doni të flisni me dikë për këto kohë të vështira. Nëse dikush në familjen tuaj ka COVID-19, është normale që ju të përjetoni një larmi emocionesh – nga frika, depresioni, deri te vetmia – të cilat mund të jenë të vështira.
“Të flasësh për këto ndjenja mund të të ndihmojë dhe të përmirësosh gjendjen fizike dhe emocionale”, shton Brownstein.

YouTube player