Del ne ankand kënga e papublikuar e John Lennon
Një regjistrim i rrallë i John Lennon dhe Yoko Onos do të dalë në ankand në Danimarkë. Kaseta 33 minuta është regjistruar nga katër adoleshentë danezë më shumë se 50 vjet më parë, dhe disa muaj para se The Beatles të njoftonin ndarjen e grupit.
Brenda ka një intervistë të çiftit dhe një këngë të papublikuar.Çmimi fillestar i vlerësimit në ankand është mes 32 mijë -52 mijë $. Materiali origjinal pritet të zgjojë interesin e koleksionistëve ose Muzeumeve.
Në vitin 1970 një grup djemsh takuan muzikantin ikonik për t’i marrë një intervistë për gazetën e shkollës. “Ne ishim disa 16-vjeçarë hipi në atë kohë”, shprehet Karsten Hoejen, i cili bëri regjistrimin. Interesi i djemve në atë kohë ishte fushata e paqes, nismë e Lennon dhe Onos.
Vendasit u surprizuan që çifti po qendronte në qyzezën Thy, në veriperëndim të Danimarkës. Ata kishin ardhur të kalonin kohë me vajzën e Onos, Kyoko, që jetontE në këtë zonë me ish-bashkëshortin e saj Anthony Cox.
Pas peripecive për shkak të motit me dëborë, grupi i djemve mbërriti vonë në konferencën që mbajti çifti, por ata arritën të regjistronin një bisedë private me ta, madje edhe fotografi autentike.
Kur u pyet për nismën e paqes, që promovonte çifti, se si mund të merrte mbështetje në një lokalitet të vogël, Lennon tha se “të gjithë duhet të mendojnë çfarë mund të bëj më shumë”.
Më pas çifti duke ndjekur një traditë daneze kërcyen rreth pemës së Krishtlindjes. Ndërsa Lennon interpretoi me kitarë hitin e famshëm “Give peace a chance”. Të dy së bashku ata kënduan një pjesë të titualluar “Radio peace”. Por stacioni radiofonik nuk u hap asnjëherë ndaj kënga mbeti vetëm në kasetë.
Tani regjistrimi është në shitje në shtëpinë kryesore të ankandit të Danimarkës, “Bruun Rasmussen” në Kopenhagen, së bashku me një kopje origjinale të gazetës shkollore dhe 23 fotografi.
Rruga Press