Bota

Si po nxit lufta në Ukrainë zhvillimin e armëve antitank?

The Economist

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, janë shkatërruar të paktën 153 tanke ruse dhe 312 automjete të blinduara, sipas Oryx, një ekspert i inteligjencës britanike. Ndërsa për sa i përket bilancit të Ukrainës, që nga fillimi i luftës janë shkatërruar 26 tanke dhe 57 automjete të blinduara.

Shumë prej tyre janë hedhur në erë nga raketa antitank (ATGM) nga këmbësoria ukrainase. Vendet perëndimore kanë dërguar mijëra armë të tilla në Ukrainë, duke filluar nga Javelins të prodhuara nga Amerika, NLAW-të di nga Suedia deri te Panzerfaust-3 të prodhimit gjerman.

Lufta ka demostruar kërcënimin e madh që ato paraqesin për armaturën moderne, sipas Jon Hawkes, ekspert i luftës. Por disa ushtarë kanë instaluar ”kapele të çuditshme hekuri” mbi tanke, në një përpjekje për tu mbrojtur nga sulmet.

Është ironike në fakt që ATGM-të kanë rezultuar kaq efektive, pasi Rusia dhe Bashkimi Sovjetik përpara prodhimit të kësaj armë, kanë përdorur “sistemet e mbrojtjes rrufe” (APS) të krijuara posaçërisht për të shkatërruar raketat apo predhat.

Ndryshe nga ATGM-të, të cilat synojnë të kufizojë dëmtimin e një automjeti nëse goditet, APS-të fillimisht ndalojnë goditjen e raketave.

Ushtritë në mbarë botën po eksperimentojnë me përdorimin e tyre dhe lufta në Ukrainë do të rrisë edhe më shumë nevojën. Ka dy llojë të APS-ve, të cilat quhen: “vrasje e lehtë” dhe “vrasje e rëndë”.

Lexo më shumë  Një tjetër goditje në luftë, Ukraina shkatërron bazën ruse të dronëve

“Sistemet e vrasjes së lehtë” devijojnë një raketë duke ndërhyrë në sistemet e saj të drejtimit, për shembull, duke i verbuar ato me rreze infra të kuqe ose lazer. “Sistemet e vrasjes së rëndë” kanë për qëllim të shkatërrojnë raketat gjatë lëshimit.

Lufta në Ukrainë tregon kufizimet në qasjen e “vrasjes së lehtë”, sipas Jack Watling nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, një institut kërkimor në Londër. Por sistemet e vrasjes së rëndë kanë gjithashtu probleme, raporton abcnews.al.

Ato kanë nevojë për radarë të sofistikuar për të zbuluar raketat dhe preçizion të saktë për t’i goditur ato. Shpejtësia e raketave antitank është qindra metra në sekondë, kështu që shpejtësia e reagimit është jetike.

Sistemi Sovjetik Drozd, është një nga APS-të që u përdor fillimisht në vitet 1980, në vazhdën e pushtimit të Afganistanit nga BRSS. Sistemi mund të lëshonte predha me fishekë të ngjashëm me ato të armëve të gjahut.

Pasardhësi i Drozd është instaluar në tanket e reja T-14 të Rusisë, ndërsa e kundërta është për Ukrainën, ku ka shumë pak tanke të pajisura me APS. Ndërsa Izraeli ka “sistemin e vrasjes së rëndë”. Sistemi i saj Trophy është projektuar nga Rafael, një firmë në Haifa, dhe është i pajisur me tanket Merkava të prodhuara në vend, raporton abcnews.al.

Lexo më shumë  Franca mund të përballet me dhunë shkaku i zgjedhjeve, thotë ministri i Brendshëm

Trophy është ndryshe nga sistemet e tjera, sepse synon predhat me një precision shumë më të saktë pasi ideja e këtij sistemi është minimizimi i rrezikut për këmbësorinë. Ushtria izraelite pretendon se Trophy ka shkatërruar shumë raketa antitank në Gaza.

Trophy ka tërhequr interes edhe nga vendet e tjera. Amerika dhe Gjermania kanë instaluar në disa prej tankeve të tyre sistemin izraelit ndërsa Britania është ende në fazën eksperimentale.

Por sigurisht ky “sistem mbrojtjeje” ka edhe anë negative. APS-të peshojnë më shumë, dhe kanë nevojë për më shumë hapësirë. Sistemet mbrojtëse në tanket perëndimore nuk kërkojnë shumë hapësirë.

“Sistemet e vrasjes së rëndë” kanë një radar në të cilin mbështetet i gjithë sistemi, dhe në rast të ndonjë sulmi të sukssesshëm,  i gjithë sistemi mund të shkatërrohet. Armiqtë dinak mund të shfrytëzojnë rastin për të  grabitur tanket pikërisht për të çaktivizuar këtë radar.

Por një mbrojtje nuk duhet të jetë e përsosur për të qenë e dobishme.

Hawkes ka deklaruar se nevojitet për më shumë mbrojtje. Si për shembull në kërcënimet e mundshme për këmbësorinë, tymi mund të pengojë drejtimin e një tanku dhe forcat e blinduara më pas mund të mbrojnë objektivin nëse pjesa tjetër e mbrojtjes dështon.

Përvoja e Rusisë në Ukrainë sugjeron se shtimi i mbrojtjes mund të jetë vërtet i dobishëm./abcnews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *