Si po ndikon ngrohja globale tek arinjtë polarë
Madhështor, gjithnjë e më i uritur e në rrezik të zhdukjes, ariu polar po varet nga diçka që po shkrihet në planetin tonë të ngrohtë: akulli i detit.
Në Arktikun e ashpër dhe të pafalshëm, ku i ftohti nuk është thjesht një mënyrë jetese, por një domosdoshmëri, qëndrojnë arinjtë polarë. Por vendi ku ariu jeton, gjuan e ku ushqehet— po zhduket në verë.
“Kanë qenë gjithmonë specie të admiruara nga njerëzit për qindra e qindra vjet”, ka treguar studiuesi i kamotshëm i arinjve polarë, Steve Amstrup, që tani është drejtor shkence për “Polar Bear International. “Arinjtë polarë kanë diçka të veçantë”.
Shkencëtarët e avokatët i kategorizuan arinjtë polarë si “të kërcënuar” në listën e specieve në zhdukje, si sinjal paralajmërues i dukurisë “kanarina në kriosferë”. Derisa liderët e botës po takohen në Glasgou të Skocisë, duke u përpjekur të gjejnë rrugën e duhur për frenimin e ndryshimeve klimatike, një hije fantazme po bie mbi arinjtë polarë.
Drejtoresha e Programit të OKB-së për Mjedisin, Inger Andersen, tani mbikëqyr dhe klasifikon specie në vështirësi. “A duam me të vërtetë të jemi brezi që pa fundin e diçkaje aq madhështore sikurse ariu polar, duke luftuar për mbijetesë?”- ka pyetur ajo.
Gjendja e akullit të detit
Akulli i detit në Arktik – uji i ngrirë i oqeanit – shkrihet gjatë verës kur bëhet nxehtë, e fillon ngrihet prapë në dimrin e gjatë. Sa më shumë që shkrihet, aq më shumë e godet ngrohjen globale, thonë shkencëtarët. Sa më shumë që shkrihet akulli në verë, aq më i hollë bëhet akulli në përgjithësi, për shkak se ky i fundit është më i dobët në vitin e parë.
Juliene Stroeve, hulumtuese në Universitetin e Manitobas, sqaron se verat pa akuj deti janë të pashmangshme. Shumë ekspertë të tjerë pajtohen me të.
Edhe ish-kryeshkencëtari i NASA-s, Waleed Abdalat, tanimë studiues i lartë i mjedisit në Universitetin e Kolorados është njëri nga ta.
“Kjo është diçka që civilizimi njerëzor nuk e ka ditur kurrë”, ka thënë Andalati. “Është sikur ta godasësh me sëpatë sistemin klimatik e të bësh diçka të madhe për këtë”.
Ngrohja tashmë është në oqeane e në ajër – si një tren mallrash në lëvizje. Kështu që çkado që të ndodhë, së shpejti Toka do ta shohë verën në Arktik me copëza të vogla të akullit të shpërndara në më pak se 1 milion kilometra katrorë.
Pyetja më e madhe është kur Arktiku do të fillojë të duket si “një oqean i kaltër”, ka thënë drejtori i Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit, Mark Serreze.
Ndoshta qysh në vitin 2030 ka shumë të ngjarë më 2040 dhe me siguri në të 2050-n, kanë shpjeguar ekspertët.
Arktiku është ngrohur dy herë më shpejt sesa pjesa tjetër e botës. Në disa stinë është ngrohur tri herë më shpejt se pjesa tjetër e globit, ka thënë John Walsh, shkencëtar në Universitetin e Alaskës në Fairbanks.
Lidhja me arinjtë polarë
Janë 19 lloje të ndryshme të nënpopullimit të arinjve polarë në Arktik. Secili është pak më ndryshe se tjetri. Disa prej tyre janë më të vërtetë në vështirësi, sidomos ata më jugorë, derisa të tjerët janë në gjendje më të qëndrueshme. Mirëpo, mbijetesa e tyre nga vendi në vend është i lidhur fort me akullin e detit.
“Kur shkon në Arktik dhe e sheh me sytë e tu çfarë po ndodh…është dëshpëruese”, u tha nga biologia detare në Universitetin e Washingtonit, Kristin Laidre, e cila kishte studiuar arinjtë polarë në Baffin Bay.
Fundosja e akullit të detit do të thotë fundosja e arinjve polarë, në kuptim të plotë të fjalës.
Gjatë kohës së verës, arinjtë polarë dalin jashtë në akull për gjueti e të ushqehen, duke u kënaqur e duke shtuar peshë që të rrinë të ngopur gjatë dimrit. I pëlqejnë më shumë zonat që janë gjysmë të mbuluara me akull për arsye se është terren më produktiv për gjueti dhe ushqim, ka treguar Amstrup. Sa më shumë akull, aq më shumë mund të lëvizin e mund të hanë.
Vetëm para 30 ose 40 vjetëve më parë, arinjtë e gostitën veten me disa foka dhe lopë deti në akull.
Në vitet ‘80, “meshkujt ishin të mëdhenj, femrat riprodhonin rregullisht dhe këlyshët mbijetonin mirë”, ka shtuar Amstrup. “Popullimi dukej në formë”.
Me humbjen e akullit, arinjtë nuk janë në gjendje të mirë, ka theksuar Amstrup. Një shenjë : Një numër i madh i këlyshëve po ngordhin para ditëlindjes së parë.
Arinjtë polarë janë gjitarë tokësorë që janë përshtatur me detin. Kafshët që ata hanë- fokat dhe lopët e detit, janë kafshë ujore.
Arinjtë ia dalin të gjuajnë më mirë në ujëra të cekëta, që janë zakonisht afër tokës.
“Kur akulli i detit është afër këtyre ujërave pranë bregut, arinjtë polarë mund të bëjnë sanë”, ka thënë Amstrup.
Mirëpo, viteve të fundit, akulli i detit ka lëvizur larg brigjeve gjatë shumë verave. Kjo i ka detyruar arinjtë të zhyten në ujëra të thella- nganjëherë deri në një milje thellë e të kthehen pa prenë e tyre, ka shtuar ai.
Jashtë Alaskës, arinjtë polarë të Detit Beaufort dhe Detit Chukchi parashikojnë një kontrast.
Lundro në det të hapur 30 deri në 40 milje nga Gjiri Prudhoe deri në Detin Beaufort, e sheh veten në ujëra aspak produktive”, ka spikatur Amstrup.
Më në jug të Chukchit, uji është më i cekët, gjë që i lejon lopët e detit të ushqehen nga fundi. Kjo siguron ushqimin për arinjtë polarë, ka thënë ai.
“Arinjtë në Chukchi duket se po ecin mirë për shkak të këtij produktiviteti,” shpjegoi Amstrup, megjithëse arinjtë e Beaufortit po na japin një paralajmërim të hershëm se në çfarë situate do të ndodhemi”.
E ardhmja
Edhe pse liderët e botës po mblidhen në Skoci, duke u përpjekur ta frenojnë ndryshimin klimatik, shkencëtarët që e mbikëqyrin akullin e detit dhe arinjtë polarë e dinë më së miri që ngrohja tashmë është në lëvizje.
Ka shanse, nëse negociatorët ia dalin dhe gjithçka shkon si duhet, që bota ta shohë edhe një herë Arktikun me akull të konsiderueshëm në det gjatë verës, në fund të këtij shekulli dhe në shekullin 22, kanë sqaruar ekspertët. Por deri atëherë “ dera do të jetë e mbyllur”, ka thënë shkencëtarja Twila Moon.
Pra, edhe shpresa po shkrihet.
“Është pothuajse e pamundur për ne të shohim vendin ku nuk arrijmë dot në një Arktik para së gjithash pa akull deti, edhe nëse jemi në gjendje ta bëjmë punën për emetime shumë, shumë të ulëta të gazeve që e bllokojnë nxehtësinë”, ka thënë Moon. Akulli i detit është një nga ato gjërat që ne do ta shohim të arrijë në disa nivele mjaft shkatërruese gjatë kësaj rruge. E tashmë mund t’i shohim këto ndikime tek arinjtë polar./koha.net/