Si po i përdorin ukrainasit dronët Vampire për të transportuar qentë robotë në vijën e frontit?
Forcat ukrainase raportohet se kanë filluar me përdorimin e dronëve Vampire, që bëjnë transportimin e qenve robotë në vijën e parë të frontit.
Pamje të ndryshme që qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin dronët si dhe qentë robotë që përdoren në vijën e parë të frontit.
Kyiv Post nuk ka mundur në mënyrë të pavarur të verifikojë pamjet, ku shihet droni duke zbritur në tokë qenin rob – të cilin më pas e ngrit sërish në ajër.

Duke folur në mënyrë anonime për Kyiv Post, një epror ukrainas tha se dronët janë dizajnuar për transportim të armëve në fushëbetejë që mund të ndjejnë mungesën e municionit dhe armëve.

“Dronët hedhin robotët drejt në istikam që mund t’i përdorin forcat tona”, shtoi eprori ukrainas, që theksoi se teknologjia e demonstruar në video mund të revolucionarizojë zbritjet në tokë të mjeteve të ndryshme nga ajri.

Dronët janë të pajisur me kamera dhe motor që nuk bëjnë pothuajse aspak zhurmë – kurse qentë robotë transmetojnë video dhe audio të ndryshme në kohë reale.

Raportohet se këta robotë kanë alarmuar ushtarët rusë që në disa raste i kanë hasur në fushëbetejë.

Yevhen Alkhimov nga zyra për informim e Brigadës së 28-të e ushtrisë ukrainase, tha se qentë robotë nuk bëjnë zhurmë gjatë punës, humbin sinjalin kur futen nën tokë.
Por ata mund të dërgohen nëpër istikame dhe bodrume – ku nga distanca aktivizohet më pas eksplozivi që bartë.
Somewhere in Ukraine: Delivery of a robotic dog to the front lines by a heavy "Vampire" drone.
— UNITED24 Media (@United24media) September 23, 2024
Source: ukrbavovna via Telegram. pic.twitter.com/3br0xN1Brd
Rruga Press