Argument

Si përkrahja ndaj Serbisë, si heshtja ndaj Kosovës janë njolla të pashlyeshme në historinë shqiptare

Nga Enver Robelli

E udhes do te ishte qe qeveria e Republikes se Shqiperise sonte te dilte me nje deklarate ne perkrahje te Kosoves pas drames dyditore te negociatave boshe ne Bruksel, ku burokratet e BE-se ne menyre skandaloze ia mbajten anen Serbise.

Por iluzore eshte te pritet nje deklarate nga Tirana ne perkrahje te Kosoves pas aq shume perkrahjeje qe i eshte bere Serbise nga qeveria e Tiranes sidomos muajve te fundit.

Asnje qeveri ne Europe nuk e ka mbrojtur me shume Serbine me retorike idiotike se qeveria e Tiranes.

SHBA dhe shtetet kryesore te BE-se kerkonin qe Beogradi te vendos sanksione kunder Rusise. Shqiperia zyrtare çirrej e bertiste: mos e ngucni Serbine!

Çfare kolapsi moral, çfare mungese elementare e orientimit kombetar, çfare dredhish e marrezish primitive.

Si perkrahja ndaj Serbise, si heshtja ndaj Kosoves do te mbesin njolla te pashlyeshme ne historine shqiptare te fillimshekullit te 21-te.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *