Shëndetësi

Si ndihmojnë mandarinat kundër zbardhjes së flokëve?

Mandarinat janë ndër agrumet më të shëndetshme dhe më të pëlqyera. Antioksidantët që gjenden te mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Përveç kësaj vetie dhe stimulimit për humbje në peshë, e shumë përfitimeve të tjera, mandarinat mund të vonojnë thinjat, thotë nutricionistja Frida Harju-Westman për PureWow.

“Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë më shumë kolagjen, ndërsa vitamina A ndihmon flokët të qëndrojnë të hidratuar duke rritur prodhimin e sebumit”, thotë Harju-Westman.

Sipas saj, vitamina B12 e mandarinave “mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të thinjave”, i cili ndodh kur trupit i mungon vitamina e përmendur, duke e bërë atë të prodhojë peroksid hidrogjeni”.

Nëse të ngrënit rregullisht mandarinë ndihmon në lëkurë dhe flokë të mrekullueshëm, ky sigurisht që nuk është i vetmi përfitim, raporton Healthline.

Përveç mbajtjes më të gjatë të ngjyrës së gjallë të flokëve dhe vonimit të plakjes së lëkurës, mandarinat kanë gjithashtu shumë përfitime serioze shëndetësore. Sipas Natyral Food Series , mandarinat mund të përmirësojnë tretjen, të rregullojnë presionin e gjakut, të mbrojnë zemrën tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun për kancer, diabet dhe osteoporozë.

Mandarinat, sikurse portokalli, janë të larta në fibra dhe mjaft të ulëta në kalori.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *