KryesoreLajme

Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

Faruk Mujka ka reaguar ashpër ndaj publikimeve të fundit të gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilat ai i cilëson si pjesë e një fushate spekulative dhe të qëllimshme, të ndërtuar mbi materiale të dosjeve hetuese që pretendohet se lidhen me përmbajtje të nxjerra nga telefoni i tij personal. Mujka sqaron se pajisja ndodhet prej kohësh në duart e Policisë së Kosovës, ndërsa ajo që po publikohet, sipas tij, është një interpretim selektiv dhe politik i materialeve hetimore, i shndërruar në narrativë mediatike për sulm politik.

Në reagimin e tij, Mujka vë theks të veçantë edhe te roli i hetuesit policor Idriz Gashi, i cili – sipas tij – është aktualisht i suspenduar nga detyra, për shkak të përfshirjes në tubime politike të PDK-së dhe të Sami Lushtakut. Sipas Mujkës, fakti që një zyrtar policor i suspenduar për shkelje të rënda disiplinore përmendet në këtë rast, ngre dyshime serioze për keqpërdorim të procesit hetimor dhe për rrjedhje të qëllimshme të materialeve sensitive, të cilat po përdoren në funksion të luftës hibride dhe diskreditimit politik për përfitime elektorale.

Lexo më shumë  Vitia: Klinika e Syve në QKUK për herë të parë pajiset me aparaturë të avancuar për angiografinë fluoresceinike automatike të retinës

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq e dashamirë.

Telefoni për të cilin postoi status para disa ditësh Lirim Mehmetaj është i imi.

Atë nuk e ka gjetur Lirim Mehmetaj por e ka Policia e Kosovës me konkretisht, forensika dhe Hetuesi Idriz Gashi.

Ky i fundit i suspenduar ngase merrte pjese në tubimet e PDK dhe Sami Lushtakut.

Kështu që këto ditë do të dalin materialet private të jetës sime.

Komunikime me aktivistë, hallet e mia me gruan, fëmijët.

Komunikimet me kolegët do t’i shihni në median e Lirimit e prej atje edhe në debatet e mbrëmjes.

Ata padyshim do të sajojnë çfarëdolloj teksti për të aluduar në detyrën time.

Do të sajojnë skenarë se për mua ka pasur ndërhyrje.

Edhe pse jam inxhinier me përvojë, edhe pse kam fituar ndershëm konkursin, edhe pse askush nuk ka bërë asnjë lëvizje për hatër timin.

E edhe pse prej mbi 2 vjetësh e mbajnë telefonin tim në polici vetëm për ta nxjerrë ditën e zgjedhjeve kundër VETËVENDOSJE!s nuk kanë çka thonë tjetër përveçse unë si anëtar i një partie jam menduar mirë dhe kam marrë konfirmimin nga kolegët nesë bën apo jo të kandidojë për pozitën e Kryeshefit në ndërmarrje publike.

YouTube player