Si mund të negociosh me një krokodil” , Johnson paralajmëron shefin e OKB-së: Putin do ta përdorë vizitën tuaj në Moskë për propagandë
António Guterres do të vizitojë Moskën me qëllim për të çuar përpara bisedimet e paqes. Ai gjithashtu do të takohet me Presidentin Zelensky të enjten.
Ndërkohë Boris Johnsoni e ka paralajmëruar sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së të mos manipulohet nga presidenti rus.
Johnsoni foli me Guterresin gjatë ditës së djeshme, duke i këkruar të tregohet i kujdesshëm.
Kryeministri shprehu shqetësimin se Putini do të përpiqet ta përdorë vizitën si një mjet propagande.
Ndërkohë një zëdhënës tha se Johnson kishte dënuar “agresionin” e Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Johnson u shpreh: “Kryeministri e bëri të qartë rëndësinë e solidaritetit global me Ukrainën, me Mbretërinë e Bashkuar që vazhdon të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën për të mbrojtur veten.”
Kryeministri tha javën e kaluar se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të dështonin, nëse Putin nuk tërheq forcat e tij nga zonat e pushtuara në lindje të vendit.
Johnson tha se Zelensky do të kërkojë tërheqjen e plotë të ushtarëve rusë, përfshirë nga Donetsk dhe Luhansk.
“Si mund të negociosh me një krokodil kur e ka këmbën në nofulla? Kjo është vështirësia me të cilën përballen ukrainasit. Thjesht duhet të vazhdojmë me strategjinë, të vazhdojmë t’i furnizojmë ata me gjërat që kanë nevojë.”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Oliver Doëden, kryetari i Partisë Konservatore, tha dje se Franca dhe Gjermania mund të bëjnë më shumë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga pushtimi rus.
I pyetur nëse mendonte se Rusia mund të fitonte, ai u përgjigj: “Kjo ka qenë gjithmonë një mundësi që Rusia të mund të dilte nga kjo luftë fitimtare, por ne nuk duam që kjo të ndodhë.”
Sakaq Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili u rrëmbye nga forcat ruse në Ukrainë, tha për Times Radio se shumë vende “mbyllën sytë” ndaj situatës në Ukrainë pas aneksimit të Krimesë.
Rruga Press