Opinion/Aktualitet

Si mund ta ndalë Perëndimi Putin-in?/ Ish-ministri ukrainas zbulon skenarin që mund të shmangë katastrofën në Ukrainë

Teksa opinioni ndërkombëtar është duke iu gëzuar një suksesi të përkohshëm të diplomacisë, duke iu referuar këtu takimit të mundshëm të liderve Biden-Putin, ish-ministri i mbrojtes së Ukrainës, Andrii Pavlovych Zahorodniuk ka analizuar situatën e tensionuar në kufijtë e Ukrainës.

Komenti i plotë:

Rreth 150,000 trupa ruse janë të shpërndara pranë kufijve ukrainas, duke u rreshtuar nga Bjellorusia në Krime dhe Detin e Zi. Nëse një konflikt do të shpërthente, sipas ish-ministrit, Rusia do të angazhonte dhjetëra anije të marinës dhe mijëra avionë, tanke, njësi artilerie dhe pajisje të tjera. Nisja e një sulmi të vrullshëm do të nënkuptonte një operacion që përfshin të gjitha fushat: tokësore, ajrore, marinare, kibernetike, por edhe operacione speciale. Ish-ministri e krahason këtë përplasje me madhësinë e një lufte që nuk është parë në Europë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas tij, gjithë masat për një fitore të shpejtë janë marrë, presidentit i duhet vetëm iniciativa.

Mijëra politikanë, analistë dhe gazetarë po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka në mendjen e kreut rus të shtetit Vladimir Putin. Meqenëse kjo për momentin duket si një detyrë e pamundur, bota është përqëndruar në mënyrën se si mund të shmanget një luftë me Kremlinin. Ish-ministri ukrainas vëren se Putin ka sfiduar ligjin ndërkombëtar për vite me radhë dhe asnjëherë nuk është përballur me drejtësinë. Kësisoj, në 2008 Rusia pushtoi një pjesë të Gjeorgjisë dhe elita ndërkombëtare bëri një sy qorr. Më pas, ai pushtoi Krimenë dhe filloi një konflikt në Ukrainën lindore e prapë nuk i hyri gjemb në këmbë. Si të mos mjaftonin këto, në pranverën e vitit 2021, Putin pozicionoi trupat ruse rreth Ukrainës dhe e vetmja “pasojë” ishte takim ‘madhështor’ me presidentin amerikan, Joe Biden, në Gjenevë.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Sanksionet kundër projektit të gazsjellësit Nord Stream 2, që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, thuajse u hoqën në korrik 2021. Ndërsa bota vijon kursin e saj, Ukraina humbet trupa pothuajse çdo ditë. Preteksti i Rusisë për këta të vrarë? Ata janë viktima të “rebelëve të pavarur”. Por Perëndimi e di prej vitesh këta rebelë janë forca të financuara, të rekrutuara, të trajnuara që operojnë nën komandën e Rusisë.

Cilat janë mundësitë që i ofrohen Ukrainës? A mos është vonë për të shmangur katastrofën?

Ndonësë situata shpesh paraqitet shumë e acaruar, lufta mund të evitohet. Por e tërë kjo varet nga hapat që janë të gatshëm të ndërmarrin liderët botërorë në ditët në vijim. Mjafton një studim, që Perëndimi me siguri e ka bërë, për të kuptuar se kur ndodhet në çark, Putin tërhiqet dhe korrigjon veprimet e tij.

Liderët botërorë duhet t’i tregojnë presidentit rus se konflikti me Ukrainën nuk ka për të përfunduar me një fitore të lavdishme, por në një fatkeqësi që mund ta lërë Rusinë të brishtë, të izoluar politikisht e ekonomikisht. Por kjo nuk është më e keqja që mund t’i ndodhë Putinit. Të qënit arkitekt i një humbjeje katastrofike dhe poshtëruese është më e pakta. Inati dhe moskokëçarja mund t’i kushtojë karrierën politike kreu të shtetit me sipërfaqen më të madhe në glob.

Hapat që vendet perëndimore duhet të ndërmarrin për të ndalur ish-republikën kryesore të BRSS-së janë të qarta. Ato fillojnë me sanksione ekonomike që minojnë pozitat e Rusisë në tregun global. Klemlini zyrtar bën shumë para nga Perëndimi, e ndërjkohë sfidon vazhdimisht parimet në të cilat bazohen demokracitë perëndimore. Për këtë arsye në mënyrë që Rusia të marrë mësimin e saj, penalitetet e imponuara duhet të jenë shkatërruese.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Putin duhet të marrë parasysh edhe mundësinë që ai mund të akuzohet për krime lufte dhe të dënohet për veprimet e tij. Shteti ukrainas nuk ka bërë asgjë për të justifikuar një konflikt të armatosur dhe ndërhyrjet ndaj një shteti pa asnjë shkas janë të paligjshme.

Kush do të fitonte në një përplasje trup me trup?

Plani ushtarak i Putin bazohet në dy supozime kryesore. Së pari ai ka një numër shumë të madh trupash të vendosur në pozicione strategjike dhe së dyti ai gëzon avantazh ushtarak në armatime dhe mjete. E megjithatë forcat ukrainase nuk janë një target i lehtë. Trupat vendase kanë shumë vite që luftojnë në kufi dhe e njohin terrenin më mirë se rusët. Vlen të theksohet se gjithashtu ushtria ukrainase ka gjithë mbështetjen e popullësisë. Një studim i kryer kohët e fundit nxorri si përfundim se më tepër se 1/3 e ukrainasve do të luftonin përkrah rezistencës antiruse.

Ukraina do t’i rezistojë një sulmi të mundshëm rus, edhe nëse do t’i duhet të zhvendosë kryeqytetin e saj në përëndim të vendit. Shteti i Ukrainës ka qenë me fat pasi shumë trupa dhe pajisje luftarake kanë ardhur nga Perëndimi, por për të shmangur humbjen e jetëve të pafajshme liderët perëndimorë duhet t’i tregojnë Putin-it që ai do të humbasë shumë nga kjo kapriço e radhës./ Përshtatur nga: The Guadian – Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *