Si i’u përgjigj Arbën Xhaferi idesë serbe për ndarjen e Mitrovicës?
Si do të kishte vepruar Arbën Xhaferi në rast se do të ishte gjallë, sa i përket referendumit dhe debatit mbi të ashtuquajturin korrigjim i kufinjve të Kosovës me Serbinë ose me pak fjalë thjesht ndarjen e Kosovës?
Është një pyetje sa hipotetike aq edhe e thjeshtë. Ai vazhdimisht e ven në pyetje fragjilitetin e Republikës së Maqedonisë, sa herë që Maqedonia apo vendet fqinje duan të jetësojnë agjenden e tyre kombëtare.
Në disa raste, pati paralajmëruar se nëse hapet çështja e kufijve, ajo do hapet në tërësi, duke përfshirë të gjithë rajonin. Me pak fjalë nuk mund të heshtin qindramijëra shqiptarë në Maqedonisë, sa herë tu kërkohet që të rrijnë urtë për shkak të paqes.
Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni me disa dallime në qëndrime përkrahën iniciativën për referendum edhe pse ishin jashtë proceseve të bisedimeve me Greqinë, me justifikimin tashmë aq të përmendur e vjetëruar se duam të integrohemi. Ndërsa sa i përket temës mbi ndarjen e Kosovës nuk janë prononcuar.
Në një intervistë të Rudina Xhungës marrë Arbën Xhaferit, pak para trazirave të 2004 kur u bë temë ndarja e Mitrovicës për t’iu bashkangjitë Serbisë u shpreh :
‘’Unë mendoj se tashme te gjithe e dinë se Mitrovica nuk mund te ndahet nga Kosova poqese nuk do të ketë ndikime, pra pa ndikime konkrete në Maqedoni. Pra nëse ndahet Kosova atëherë duhet të pritet që të ndodhin ndarje të tjera në Maqedoni, Mal të Zi e kështu me radhë.’’
Ky qëndrim i tij ka qenë konstant edhe në deklaratat për mediat e atëhershme maqedonase, por edhe në takimet me aktorët ndërkombëtarë.
Rruga Press