Bota

Si i mbijetoi mësuesja 27-vjeçare bombardimit në teatrin e Mariupolit

Maria Rodionova, një mësuese 27-vjeçare, një javë më parë u plagos nga një bombë në tetarin e Mariupolit, dhe fatmirësisht i ka mbijetuar plagëve të marra gjatë plagosjes. Ndërtesa e teatrit në Mariupol ishte kthyer në vend strehimi për qindra civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët ishin fshehur nga forcat ruse.

Sipas BBC, atë mëngjes ajo kishte marrë disa mbetje peshku nga një kuzhinë në fushë për të ushqyer qentë e saj, por më pas kuptoi se ata nuk kishin pirë ujë. Kështu rreth orës 10:00, ajo lidhi qentë e saj në bagazhin e saj dhe u nis drejt hyrjes kryesore ku po krijohej një radhë për ujë. Pastaj bomba ra. U dëgjua një zhurmë e fortë. Pastaj zhurma e xhamit të thyer. Një burrë erdhi nga pas dhe e shtyu me forcë atë në një mur, duke e mbrojtur me trupin e tij. Shpërthimi ishte aq i fortë sa ajo ndjeu dhimbje të forta në njërin nga veshët e saj, duke menduar në ato momente se daullja e veshit i ishte çarë. Mirëpo për fat të mirë ajo shpëtoi!

Lexo më shumë  Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *