Si i mbeti emri ‘Qamili i Vogël’ këngëtarit të njohur?
Qamili i Vogël, ashtu siç e njihni të gjithë, u lind më 24 shkurt 1923 në qytetin e Gjakovës, për t’u bërë një nga zërat më të njohur të qytetit.
Kujtimi për të vazhdon të nderohet edhe 30 vjet pas vdekjes. Shqipe Muhaxhiri, vajza e madhe e Qamilit të Vogël, në emisionin “PRO X” rrëfen për jetën e tij përtej muzikës.
Qamili i Vogël kaloi një fëmijëri të vështirë pas vdekjes së prindërve dhe për këtë shkoi në Tiranë, ku punoi si kamerier. Kontakti i tij i parë me Ymer Rizën, në moshën 12-vjeçare, e bëri që t’ia nisë rrugëtimit muzikor prej të cilit nuk u shkëput deri në ditët e fundit të jetës.
Kulmin e karrierës së tij e arriti në vitin 1952, kur u bë anëtar i rregullt i Orkestrës së Radio-Prishtinës. Atëherë zëri i tij melodik depërtoi përtej Gjakovës.
Në emisionin “PRO X” Muhaxhiri tregon edhe për dashurinë e ndaluar të Qamilit të Vogël, e cila përfundoi tragjikisht. Ajo rrëfen edhe për këngët që ia kishte dedikuar të dashurës me të cilën përjetoi lumturinë dhe dëshpërimin më të madh.
Qamili i Vogël, pa asnjë ditë shkollë në muzikë, arriti të krijonte shumë melodi e këngë që ia dha popullit. Për vajzën e tij, Shqipe Muhaxhiri, edhe sot e kësaj dite kjo mbetet çudia më e madhe.
Ajo ka treguar se sikurse edhe karakteri i Qamilit të Vogël, 80 për qind e këngëve të tij janë të ndjeshme.
Muhaxhiri ka treguar edhe për udhëtimet e Qamilit të Vogël në Turqi, Siri e momentet më emocionuese me shqiptarët atje./koha.net/
RrugaPress