Si funksionon play-offi në kualifikimet për Kampionatin Botëror aty ku Shqipëria synon të shkojë
Kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ku Shqipëria ka gjasa të mira që të arrijë.
Kuqezinjtë luajnë sot ‘finalen’ me Poloninë, në stadiumin ‘Ai Albania’, ku të pranishëm do të jenë plot 22 mijë shikues.
Shqipëria deri më tani ka tubuar 15 pikë, ndërsa Polonia ka një më pak.
Në rast fitoreje sot, Shqipëria do të bënte një hap gjigant drejt kualifikimit, pasi në dy ndeshjet e mbetura, do t’i bënte punë vetëm një fitore ndaj Andorrës në shtëpi.
Por si funksionin play-offi?
Në këtë kualifikime për Kampionatin Botëror, kombëtaret evropiane janë të ndara në 10 grupe. Evropa në Katar do të dërgojë 13 kombëtare gjithsej.
Dhjetë vendet e para nga faza e grupeve shkojnë direkt në Katar 2022, ndërsa tri vendet e tjera përcaktohen nga ndeshjet play-off.
10 vendet e dyta dhe dy kombëtare që vijnë nga Liga e Kombeve, do të luftojnë për këto tri vende.
Këto kombëtare ndahen në tri grupe me nga katër ekipe, ku secili grup nxjerr një fitues me sistemin gjysmëfinale, finale.
Cilat janë dy kombëtaret që vijnë nga Liga e Kombeve?
Dy fituesit e grupeve në Ligën e Kombeve që janë renditur më së miri në edicionin 2020-21 do të futen në garë për play-off.
Natyrisht vetëm ato kombëtaren që nuk e kanë siguruar play-offin prej pozitave një dhe dy nga eliminatoret e rregullta.
“Play off”-et do të zhvillohen në mars 2022. Shorti do të hidhet në bazë të pikëve të raundit kualifikues.
10 fitueset e grupeve të Ligës së Kombeve për edicionin 2020-2021 ishin: Franca, Belgjika, Italia, Spanja, Uellsi, Austria, Çekia, Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Armenia, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe.
Shqipëria ka gjasa më pak që të shkojë në play-off përmes Ligës së Kombeve, pasi para saj janë kombëtare si Uellsi, Austria, Çekia, Hungaria e Sllovenia, që mund të mos përfundojnë në vendet e dyta në kualifikimet e rregullta.
Rruga Press