Opinion/Aktualitet

Si e përdorën serbët shqiptarin Abazoviç!

Dritan Abazoviç qeverisi vetëm 115 ditë si kryeministër i Malit të zi. Përgjatë katër muajve, shqiptari që mendohej se do të bënte histori, nuk do mbahet mend për gjë përpos zellit që tregonte ndaj udhëzimeve të Beogradit zyrtar. 

Aq i zedllshëm u tregua në ato pak muaj qeverisje, sa duket se kjo ka bezdisur dhe vetë serbët e Malit të Zi, të cilët duket se përpara nostalgjisë për Beogradin zyrtar kanë vënë interesat e kombit të tyre. Këtë e tregoi qartazi dhe votimi i mocionit që mori 50 nga 41 vota që duheshin  në parlament për shkarkimin e Abazoviç.

Bashkimi i votave të partisë së Milo Gjukanoviçit me pjesën tjetër të  partive serbe, kryesisht në opozitë e ka domethënien brenda. 

Tashmë duket se zgjedhjet janë afër në vendin tonë fqinj. Brenda 90 ditëve do të duhet të zgjidhet kryeministër i ri, dhe Abazoviçin nuk e shpëtoi as joshja që tentoi t’i bënte opozitës për ta futur në qeveri.

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u

Eshtë shembulli më i qartë se si Aleksandër Vuçiç e përdori Abazoviçin për interesa të Kishës serbe atje dhe më pas e flaku si ‘limon’ i shtrydhur. Nga ana tjetër në vendin fqinj është krijuar bindja se marrëveshja me Kishën serbe për pronat, është bërë me investimin e drejtpërdrejt të Edi Ramës.

Nga pesë firmat e asaj marrëveshje 3 janë shqiptare, çka e komprometon së tepërmi rolin e faktorit shqiptar atje.

Por kjo narrativë, bëhet më e besueshme po të shohësh dhe sjelljen e Abazoviç si në rastin e samitit të Ohrit për ‘Open Ballkan’ kur mori pjesë pa pëlqimin e presidentit Gjukanoviç (Rama do e shiste si fakt të kryer anëtarësimin e Malit të Zi në ‘Open Balkan’ pas prezencës së Abazoviç aty). Kryeministri me origjinë shqiptare, për këtë çështje duhet të ngrihej së paku në lartësinë e Presidentit të vendit të tij, qëndrimi i të cilit përkonte jo vetëm me interesat e qytetarëve malazez, por edhe të faktorit shqiptar në Ballkan. 

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u

Duket qartë se Abazoviç është mbështetur tek personat jo të duhur për të zgjatur mandatin e tij politik.

Për të fituar simpatinë e serbëve atje, ai ndoqi me përpikmëri udhëzimet e Aleksandar Vuçiç, mikut të Edi Ramës, ku kulmi ishte firmosja e marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe, ndërsa për të mbajtur ndezur simpatinë e shqiptarëve, u bazua tek mbështetja e Edi Ramës i cili duhet thënë se në trojet jashtë Shqipërisë ka mbështetjen më të ulët që ka pasur ndonjëherë ndonjë kryeministër shqiptar.

Dritan Abazoviç përkundrejt këshillave të Ramës, Vuçiç apo dhe ndonjë spin doktor-si që ka vajtur atje me porosi të kryeministrit shqiptar,  nuk ia vuri veshin zërit ndërkombëtar që e këshillonte të mos e bënte. Përfundimi! Sot Dritan Abazoviç mund të quhet me plot gojën një “vërrë në ujë” duke shpërdoruar kështu keqazi mundësinë e faktorizimit shqiptar në Malin e Zi  por edhe në Ballkan!/syri.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *