EditorialKryesore

Si e ndërtoi “Trumpi” i Serbisë një shtet autoritar me paret e taksapaguesve evropianë

Tribuna e Luka Tripkoviç-Militant

Përktheu Rruga Press

Luka Tripkoviç është një organizator i fushatës në “Kreni-Promeni”, një grup aktivistësh që lufton kundër padrejtësive mjedisore, abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut, pabarazisë ekonomike dhe kthimit demokratik në Serbi. 

Pas fasadës së tij properëndimore, regjimi i Aleksandër Vuçiqit po e bllokon sistemin mediatik. Militantët e lirive demokratike janë të kërcënuar përherë e më shumë. Presidenti serb Vuçiq është ultra nacionalist në krye të vendit dhe ka hyrë në rrugën e Bashkimit Evropian. Ai ka një të shkuar të dhunshme si deputet i ri. Ai ishte figura çelës e partisë radikale serbe i drejtuar nga Shesheli. Ky i fundit më vonë u akuzua për krime lufte. Gjatë konfliktit në Kosovë, Vuçiqi ishte ministër i informacionit të Millosheviqit dhe u përpoq të pakësonte sa më shumë liritë e mediave.  

Në atë kohë, në vitin 1999, drejtori i një gazete të pavaruar “Dnevni Telegraf” u vra përpara ndërtesës së vetë, një çështje që nuk u zgjidh kurrë. Në vitin 2012 Vuçiqi u rikthye në politikë, por e transformoi pozicionin e tij. Ai i këputi lidhjet me Partinë Radikale dhe formoi Partinë Progresiste Serbe dhe u paraqit si partner i CDU-së së Angela Merkelit. Krijoi imazhin e një njeriu politik, modern dhe propozoi të zgjidhte problemin e sherrit me Kosovën dhe ta çonte Serbinë drejt aderimit të Bashkimit Evropian.  

Ky pozicion i lejoi Vuçiqit të evitojë kontrollin lidhur me financimin e mediave të afërta me të në pushtetin serb. Shumë stacione radioje dhe kanale televizive lokalë e të pavaruar, u zhdukën. Në të njëjtën kohë Bashkimi Evropian i dominuar nga Gjermania e CDU-së hodhi para në Serbi. Raportet e Komisionit Evropian ishin gjithmonë pozitive edhe pse kritikat e OJF-ve dhe insititucionet e tjera të pavarura nuk pushonin.  

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Autoritarizëm i sofistikuar 

Në lidhje me praktikat e kryetarëve të tjerë të shteteve të Ballkanit, autoritarizmi i Vuçiqit u sofistikua. Sa i takon sferës së jashtme, ai u tregua progresist, liberal dhe pro-perëndimor, duke riparë disa ligje dhe duke i rivendosur në përputhje me kriteret e adermit në BE. Një anëtare e komunitetit LGBTI+ mban tashmë postin e Kryeministrit në qeverinë e tij, por kjo është vetëm një fasadë e mirëmbajtur me kujdes që i lejon qeverisë serbe të mbledhë paratë e taksapaguesve të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara.  

Grupet aktivistë, si ai për të cilin unë punoj, kërkojnë të tregojnë fytyrën e vërtetë të Vuçiqit. Ne jemi fëmijët e atyre që jetuan nën tiraninë e Millosheviqit. Shumë mes nesh si edhe unë qemë nxënës gjatë tmerreve të luftës civile të Jugosllavisë. Shkolla ime ishte plot me refugjatë të Bosnjës, të Kroacisë dhe Kosovës. Çdo ditë kur kthehesha në shtëpi shihja prindërit e mi që manifestonin për zgjedhje të lira. Pashë babanë tim kirurg të thirrej në mobilizim gjatë luftës së Kosovës dhe kujtohem se nuk pata lajme prej tij për një muaj të tërë. Kolegët e mi jetuan traumatizma të ngjashme, aq sa refugjati Savo u detyrua të lërë shtëpinë pas kërcënimeve me vdekje. Nikolla duroi gjatë tërë asaj kohe vënien në vëzhgim të familjes së tij nga policia serbe. 

Intensifikimi i sulmeve 

Sot, ashtu si prindërit tanë dikur, ne po rindjejmë presionin e mediave të Vuçiqit dhe nuk guxojmë të flasim. Nebojsa Krstic që drejton tashmë një agjensi të madhe marketingu, të lidhur me qeverinë në Beograd, deklaroi publikisht se duhet të na hidhnin nga urat meqë ishim vënë kundër propozimit të ligjit për shpronësimet. Ndërkohë Vuçiqi dhe kryeministrja e tij, Ana Brnabiç, na akuzuan se marrim para nga të huajt, se jemi “langot e CIA-s,” jemi “postierët e Rockefellerit”, dhe “shërbëtorët e Sorosit”. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndërkohë që po ndërmarrim një fushatë të re për lirinë e informacionit në vendin tonë, ndaj dhe po pësojmë një valë kërcënimesh dhe presionesh. Në 1 gusht të 2022-shit, rregullatori nacional i Serbisë (REM) duhet të vendosë se cilat kanale televizivë duhet të kenë të drejtën të transmetojnë. Ky institucion supozohet se është i pavarur. Megjithatë, gjatë pushtetit të Vuçiqit, ky komision u vu nën presion edhe këshilli i tij i administrimit përmban tashmë vetëm aleatë të partisë së pushtetit. Argumentimi ynë lidhur me REM-in që zbulon dhe hedh poshtë licencat, cështjet që mbrojmë ne. Nëse REM do të hiqte licencat në mënyrë të pavarur, ai do t’i kundërvihej ambicieve të Vuçiqit. Më shumë se 200.000 serbë kanë nënshkruar peticionin tonë në vetëm 12 ditë. Ne po ballafaqohemi tashmë me thellimin e sulmeve nga ana e mediave aleate të qeverisë si dhe kërcënime me vdekje që na vijnë përmes rrjeteve sociale. Një përdorues i internetit, pro regjimit na quan bandë tradhëtarësh, të tjerët na njoftojnë se operacioni kundër nesh është në përgatitje e sipër, duke përmendur edhe heqjen tonë qafe.  

E po të ndodhte kjo gjë, po të vazhdonte rendja e Serbisë drejt humbjes nën drejtimin e Vuçiqit, atëherë do të ishin pikërisht kontributet buxhetorë të qytetarëve evropianë ata që do të financonin vdekjen e mbrojtësve të lirive themelore. Pra vetë ndihmat e taksapaguesve evropianë do të shkonin drejt zeros./Nouvelobs.com

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *