Si e frenoi bota gripin spanjoll në vitin 1918?
Është shumë e frikshme të mendosh se koronavirusi do të jetë i ngjashëm me pandeminë e gripit spanjoll në vitin 1918, që vrau të paktën 50 milionë njerëz në mbarë botën. Njëjtë si gripi i Spanjës, Covid-19 është një sëmundje plotësisht e re e cila prek më së shumti personat e moshuar, ndërsa gripi spanjoll prekte më shumë personat nga mosha 20-30 vjeç, pra ata që kishin sistem të fortë imunitar.
Por veprimet e ndërmarra nga qeveritë dhe individët për të parandaluar përhapjen e infeksionit sot, janë të njëjta me ato të gripit spanjoll. Gjithashtu edhe Instituti i Shëndetit Publik në Angli studioi shpërthimin e gripit spanjoll për të hartuar planin fillestar të emergjencës për koronavirusin e ri dhe ekspertët e shëndetit janë të përqendruar në mësimin kryesor nga gripi spanjoll, vala e dytë e sëmundjes, që ndodhi në vjeshtën e vitit 1918 duke shkaktuar më shumë viktima.
Sipas raportit të vitit 1919 të përshkruar nga eksperti i mjekësisë Arthur Newsholme, sëmundja aso kohe u përhap si “zjarri” në fabrikat e mbushura me njerëz, në autobusë dhe trena. Por një memorandum për përdorim nga publiku i shkruar në korrik të 1918, që këshillonte njerëzit të izoloheshin dhe të shmangnin tubimet e mëdha, nuk u zbatua nga qeveritë e asaj kohe.
Newsholme argumentoi se shumë jetë mund të ishin shpëtuar nëse këto rregulla do të ishin ndjekur. Gripi nuk e kishte origjinën në Spanjë, por ishte vendi i parë që raportoi vdekje nga ky grip. Në vitin 1918, nuk pati trajtime për grip dhe nuk u përdor asnjë antibiotikë për të trajtuar komplikime të tilla si pneumonia. Spitalet u mposhtën shpejt. Nuk kishte asnjë izolim nga qeveritë për të frenuar përhapjen e infeksionit, megjithëse shumë teatro, salla vallëzimi, kinema dhe kisha ishin të mbyllura, në disa vende për muaj me radhë.
Lokalet, të cilat tashmë ishin objekt i kufizimeve të periudhës së pandemisë, kryesisht qëndruan të hapura. Ndeshjet e futbollit, realizoheshin të gjitha. Rrugët në disa qytete e shtete u spërkatën me dezinfektues dhe disa njerëz mbanin maska kundër mikrobeve, pasi ato vazhdonin për jetën e tyre të përditshme.
Mesazhet e shëndetit publik ishin të shumta dhe njëjtë si sot, kishte abuzime me informacionet, megjithëse niveli i përgjithshëm për stilin e jetesës së shëndetshme nuk ishte i duhuri. Edhe në atë kohë fushatat publicitare dhe broshurat paralajmëruan përhapjen e sëmundjes përmes kollës dhe teshtitjeve.
Në Nëntor 1918, çdo ekspert i shëndetit publik dhe çdo lajm që dëgjonin, ishte për larë duar mirë me sapun çdo mëngjes dhe darkë dhe një sërë këshillash të ngjashme me ato që po përdorin sot njerëzit në mbarë botën.
Si tani, mendohej që gripi mund të përhapej nëpërmjet ajrit, duke bërë që ekspertët e shëndetit të këshillonin njerëzit për të qenë më të kujdesshëm dhe të largonin përhapjen e infeksionit, duke çuar kështu në zgjidhjet të zgjuara për shoqërinë. Por ishte e pamundur të ndaloje tubime masive në shumë qytete të SHBA, veçanërisht në vendet e ndryshme të argëtimit.
Deri në fund të pandemisë, numri i të vdekurve në të gjithë botën shkoi deri në 50 milion dhe një e katërta e popullsisë mendohet se është infektuar. Përpjekjet për të vrarë virusin vazhduan për ca kohë, dhe popullsia ishte më e vetëdijshme se kurrë për natyrën vdekjeprurëse të këtij gripi sezonal./BBC/