Si dukej Shqipëria pas rënies së Perandorisë Osmane, publikohen fotot me ngjyra të filantropit Kahn
Në vitin 1909, bankieri dhe filantropi francez, Albert Kahn filloi një projekt ambicioz për të krijuar një regjistrim fotografik me ngjyra të popujve të botës dhe për ta.
Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh të patrembur në më shumë se pesëdhjetë vende të botës, përfshirë dhe Shqipërinë e Kosovën, shpesh në momente vendimtare në historinë e tyre, kur kulturat shekullore ishin në prag të ndryshimit përgjithmonë nga lufta dhe marshimi i njëzetë.
Udhëtimi i tyre në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të vitit 1913, ndërsa rreth muajit maj të po të njëjtit vit ata vizituan Kosovën. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date.
Ata morën fotografitë më të hershme me ngjyra të njohura edhe në vende të largëta të tilla si Vietnami dhe Brazili, Mongolia dhe Norvegjia, Benini dhe Shtetet e Bashkuara.
Rruga Press