Si do të ndikojë pushtimi i Ukrainës në Europë dhe botë?
Le të supozojmë për një moment se Vladimir Putin arrin të fitojë kontrollin e plotë të Ukrainës.
Cilat janë pasojat strategjike dhe gjeopolitike?
E para do të krijohet një vijë e re e frontit në Europën Qendrore. Deri më tani, forcat ruse mund të vendoseshin deri në kufirin lindor të Ukrainës, disa qindra milje nga Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s në perëndim të Ukrainës.
Kur rusët të përfundojnë operacionin e tyre, ata do të jenë në gjendje të stacionojnë forca – tokësore, ajrore dhe raketash në bazat në Ukrainën perëndimore si dhe në Bjellorusi. Kështu, forcat ruse do të vendosen përgjatë gjithë kufirit lindor 650 milje të Polonisë, si dhe përgjatë kufijve lindorë të Sllovakisë dhe Hungarisë dhe kufirit verior të Rumanisë. (Moldavia ka të ngjarë të vihet gjithashtu nën kontrollin rus, kur trupat ruse të jenë në gjendje të krijojnë një rrugë nga Krimea në provincën e shkëputur të Moldavisë, Transnistria.)
Rusia pa Ukrainën është, siç tha dikur ish-sekretari i shtetit Dean Acheson për Bashkimin Sovjetik, “Volta e Epërme me raketa”. Rusia me Ukrainën përdor një tjetër strategji. Kërcënimi më i madh do të jetë për shtetet baltike. Rusia kufizohet me Estoninë dhe Letoninë dhe Lituaninë përmes Bjellorusisë dhe përmes hyrjes së saj në Kaliningrad.
Edhe para pushtimit, disa pyetën nëse NATO mund të mbronte në të vërtetë anëtarët e shteteve baltike nga një sulm rus.
Pas pushtimin të Ukrainë, kjo do të jetë pikëpyetja për të gjithë.
Një pikë e mundshme e nxitjes së konfliktit do të jetë Kaliningrad. Ky qytet dhe territori përreth tij u shkëputën nga pjesa tjetër e Rusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Që atëherë, rusët kanë qenë në gjendje të hyjnë në Kaliningrad vetëm përmes Polonisë dhe Lituanisë, raporton abcnews.al
Pritet një kërkesë nga Rusia për një korridor të drejtpërdrejtë që do të vendoste brezat e ardhshëm nën kontrollin rus. Por edhe kjo do të ishte vetëm një pjesë e asaj që me siguri do të ishte një strategji e re ruse për të shkëputur Ballkanin nga NATO, duke demonstruar se aleanca nuk mund të shpresojë më për t’i mbrojtur ato vende.
Në të vërtetë, me Poloninë, Hungarinë dhe pesë anëtarë të tjerë të NATO-s që ndajnë kufijtë me Rusinë, aftësia e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të mbrojtur krahun lindor të aleancës do të reduktohet.
Putin ka qenë i qartë në qëllimet e tij: Ai dëshiron të rivendosë sferën tradicionale të ndikimit të Rusisë në Europën Lindore dhe Qendrore. Ia vlen të kujtojmë se kur perandoria ruse ishte në kulmin e saj, Polonia nuk ekzistonte si vend; Balltiku ishte një vend perandorak; dhe Europa Juglindore përkufizohej me Austrinë dhe Gjermaninë.
Gjatë periudhës sovjetike, kombet e Traktatit të Varshavës pavarësisht nga rebelimet e herëpashershme, ishin në drejtimin e Moskës.
Sot, Putin kërkon të paktën një NATO me dy nivele, në të cilën nuk ka forca aleate të dislokuara në territorin e ish Traktatit të Varshavës. Negociatat e pashmangshme mbi këtë dhe elementë të tjerë të një “arkitekture” të re të sigurisë europiane do të realizoheshin falë forcave ruse të vendosura përgjatë kufijve lindorë të NATO-s dhe për këtë arsye mes pasigurisë reale në lidhje me aftësinë e NATO-s për t’i rezistuar kërkesave të Putinit.
Kjo pasi Kina kërcënon të prishë ekuilibrin strategjik në Azinë Lindore, ndoshta me një sulm kundër Tajvanit. Nga pikëpamja strategjike, Tajvani mund të jetë ose një pengesë e madhe për hegjemoninë rajonale kineze, siç është tani; ose mund të jetë hapi i parë i madh drejt dominimit ushtarak kinez në Azinë Lindore dhe Paqësorin Perëndimor, raporton abcnews.al
Nëse Pekini do të detyronte Tajvanin të pranonte sovranitetin kinez, pjesa tjetër e Azisë do të ishte në panik dhe do të kërkonte ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.
Këto sfida strategjike të kujtojnë vitet 1930, kur Gjermania dhe Japonia kërkuan të përmbysnin rendin ekzistues në rajonet e tyre përkatëse.
Ata kurrë nuk ishin aleatë të vërtetë, nuk i besuan njëri-tjetrit dhe nuk i koordinuan drejtpërdrejt strategjitë e tyre. Megjithatë, secili përfitoi nga veprimet e tjetrit. Përparimet e Gjermanisë në Europë i inkurajuan japonezët të ndërmerrnin rreziqe më të mëdha në Azinë Lindore; i dhanë Adolf Hitlerit besimin se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrezikonin një konflikt me dy fronte.
Sot, duhet të jetë e qartë për Xi Jinping se Shtetet e Bashkuara kanë shumë kontroll në Europë, ndërsa disa argumentojnë se politikat e SHBA-së bashkuan Moskën dhe Pekinin.
Strategjia amerikane e mbrojtjes ishte e bazuar në mundësinë e një konflikti të tillë me dy fronte. Por që nga fillimi i viteve 1990, Shtetet e Bashkuara e kanë çmontuar gradualisht këtë forcë.
Doktrina e dy luftërave u reduktua dhe më pas u eleminua në udhëzimin e politikës së mbrojtjes të vitit 2012. Nëse kjo prirje do të ndryshojë, shpenzimet e mbrojtjes do të rriten tani që Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë.
Por ka ardhur koha të fillojmë të mendojmë për një botë ku Rusia kontrollon efektivisht pjesën më të madhe të Europës Lindore dhe Kina kontrollon pjesën më të madhe të Azisë Lindore dhe Paqësorit Perëndimor. Ndërsa për sa i përket Ukrainës, ajo ka të ngjarë të pushojë së ekzistuari si një entitet i pavarur. Putin dhe rusët kanë këmbëngulur prej kohësh se Ukraina nuk është aspak komb; është pjesë e Rusisë.
Duke lënë mënjanë historinë dhe ndjenjat, do të ishte strategji e keqe për Putinin që të lejojë Ukrainën të vazhdojë të ekzistojë si komb pas gjithë përplasjeve dhe shpenzimeve të një pushtimi.
Kjo është një recetë për konflikt të pafund.
Disa analistë mund të presim për një kryengritje ukrainase kundër dominimit rus. Ndoshta. Për të pasur ndonjë shpresë kundër forcave pushtuese ruse, një kryengritje duhet të mbështetet nga vendet fqinje.
A do ta ndërmarrë Polonia përsipër këtë rrezik, me forcat ruse që janë përtej kufirit? Apo Hungaria?
Dhe nëse e bëjnë këtë, a nuk do të ndihen rusët të justifikuar të sulmojnë kryengritësit, edhe nëse ndodh që janë pjesë e territorit të anëtarëve fqinjë të NATO-s?
Është e paimagjinueshme që kjo situatë të marrë fund vetëm me Ukrainën.
Harta e Europës ka pësuar shumë ndryshime gjatë shekujve. Forma e saj aktuale pasqyron zgjerimin e fuqisë amerikane dhe rënien e fuqisë ruse nga vitet 1980 e deri më tani; tjetra ka të ngjarë të pasqyrojë ringjalljen e fuqisë ushtarake ruse dhe tërheqjen e SHBA-së.
Nëse kombinohet me arritjet kineze në Azinë Lindore dhe Paqësorin Perëndimor, kjo do të lajmërojë fundin e rendit aktual dhe fillimin e një konflikti global. /Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/
Rruga Press