KryesoreLajme

(Video) Si dështoi ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi/ Sqaron ish-këshilltari i Trumpit

John Bolton i cili shërbeu si këshilltar për Siguri Kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste dhënë për Foreign Press Association, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është pyetur në mënyrë direkte nëse ishte ai që propozoi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ai nuk e kishte propozuar atë, pasi një gjë e tillë tashmë ishte diskutuar.

“Në aspektin politik është dëshmuar si diçka e pamundur në fillim në Kosovë dhe më vonë në Serbi”, shtoi diplomati amerikan.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Bolton foli për momentin kur Tony Blair kishte kërkuar të takohet me të dhe të diskutojë për këtë ide që tashmë po qarkullonte.

Ish-këshilltari i Trumpit tha se Blairit i ishte përgjigjur njëjtë siç kishte deklaruar ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, kur foli për problemin Izrael-Arabi duke theksuar se “nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët e përfshira”.

“Pra asnjë zgjedhje nuk do t’ju imponohej palëve, por nëse ata pajtoheshin, do ta mbështesnim, theksoi ai.

“Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja e shkëmbimit të territoreve, sepse mund të destabilizojë pjesët tjera të Ballkanit. Pika kyçe që duhet theksuar se ka pasur një lloj dakordance paraprake kur filloi të flitej për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Bolton.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Derisa të dyja palët pajtohen dhe nuk ka imponim me forcë, shkëmbimet e territoreve mund të ndodhin çdo herë”, tha ndër tjera ish-këshilltari për Siguri Kombëtare./kosovanews.net

Për të parë intervistën dhe përgjigjen e John Bolton rreth pyetjes mbi propozimin për shkëmbimin territorial, klikoni në videon më poshtë. Këtë çështje në intervistë e gjeni në minutën 39:10.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *