Kuriozitete

Shumica e amerikanëve mendojnë se Facebook e ka bërë shoqërinë më të keqe

Për rreth tre të katërtat e amerikanëve-76%-Facebook e ka bërë shoqërinë më të keqe.

Këtë e ka zbuluar një sondazh i ri i CNN, sipas të cilit vetëm 11% mendojnë se e ka përmirësuar.

Edhe përdoruesit e shpeshtë të rrjetit social të Mark Zuckerberg – ata që raportojnë se e përdorin faqen të paktën disa herë në javë – 70% janë të bindur se Facebook dëmton shoqërinë amerikane (14% besojnë se i ndihmon ata).

Dhe në përgjithësi, 49% thanë se njohin personalisht dikë, që u bind të besonte në një teori konspirative, për shkak të përmbajtjes që ata panë në rrjetet sociale. Kjo përqindje e fundit rritet në 61% tek të rinjtë nën moshën 35 vjeç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *