BallinaLajme

Shumë prej tyre dhanë dorëheqjen ose emigruan jashtë vendit, policët shqiptarë më pak të paguarit në rajon

Punonjësit e policisë në Shqipëri rezultojnë më pak të paguarit krahasuar me pagat e kolegëve në rajon.

Euronews Albania ka bërë një bilanc të pagave për punonjësit e policisë me gradë inspektor ku rezulton se në krahasim me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Shqipëria renditet e fundit. Një inspektor policie në Shqipëri merr 409 euro si pagë bazë ose 500 mijë lekë, në Maqedoninë e Veriut me 435 euro, në Kosovë paguhet 454 euro, ndërsa në Serbi 600 euro.

Lexo më shumë  Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Evropë

Problematika të tjera të policisë në vend janë dhe orët shtesë, dietat, heqja e largësisë nga vendbanimi kur punonjësit punojnë në qytet tjetër, mungesa e transportit etj.

Vetem gjatë vitit 2019, rezulton 260 efektivë policie dhanë dorëheqjen nga radhët e policisë së shtetit, teksa një numër i konsiderueshëm efektivësh kanë emigruar jashtë vendit. /Euronews/

Rruga Press

YouTube player